Një person i quajtur Ebu Bekir Verrak kishte një djalë të vogël. Ai merrte mësime këndimi Kur’ani prej një hoxhe. Një ditë djali u kthye prej shkolle herët i zverdhur e duke u dridhur. I çuditur, i ati e pyeti:
“Ç’ke, o bir? Pse erdhe herët prej shkolle?”
Me një fytyrë të zverdhur si gjethja në vjeshtë për shkak të frikës së Allahut të shtruar në zemrën e tij të vogël, djali iu përgjigj:
“O im atë! Sot mësuesi më mësoi një ajet nga Kurani dhe, kur e mësova kuptimin e tij, nga frika u bëra kështu!”
“E cili është ai ajet, o bir?” – E pyeti i ati.
Dhe djali i vogël nisi ta këndonte:
فَكَيْفَ تَتَّقُونَ إِنْ كَفَرْتُمْ يَوْمًا يَجْعَلُ الْوِلْدَانَ شِيبًا
“Në se mohoni, si do të mbroheni, atëherë, nga ajo ditë kur fëmijët do të bëhen si pleq flokëbardhë?” (el-Muzzemmil, 17)
Më pas, prej madhështisë dhe tmerrit të këtij ajeti, djali u sëmur dhe u shtri në shtratin e vdekjes. Nuk kaloi shumë dhe e dorëzoi edhe shpirtin.
Kjo ngjarje e preku shumë të atin, Ebu Bekir Verrakun, aq sa nisi të shkonte shpesh te varri i të birit, të qante dhe të thoshte:
“O Ebu Bekir! Djali yt e dha shpirtin nga frika prej Allahut me një të dëgjuar të një ajeti të Kur’anit. Kurse ti që ke kaq kohë që këndon Kuran, ende nuk frikësohesh prej drejtësisë hyjnore as sa dhe një fëmijë!…”
Përzgjodhi: Miftar Ajdini
// Shkëputje nga libri: Osman Nuri Topbash, VARGU I PROFETËVE nën dritën e Kuranit – 3, fq. 40-41 //