Dita e Arafatit, dita më e vlefshme e vitit

487

NESËR ËSHTË DITA E ARAFATIT, DITA MË E VLEFSHME E VITITË

shtë dita e adhurimeve, lutjeve, agjërimit vullnetar, përmendjes së Zotit, dita e pendimit nga çdo gabim dhe mëkat.Është dita, kur njeriu përmes adhurimeve të tij, e shpëton veten e tij, nga zjarri i xhehenemit.

Çdo moment i kësaj dite e ka sevapin shumë të madh, për çdo angazhim dhe adhurim.Mos të ju humb asnjë moment i saj, me angazhime tjera si: Pastrimi shtëpisë, dita e blerjeve, apo e relaksit, apo e gjumit, apo vizitave të kota etj.Shfrytëzojeni çdo moment të kësaj dite dhe mos e kaloni asnjë minut me gjëra të padobishme, sepse duhet pritur një vit të plotë deri sa të na vjen një mundësi e tillë.

Nga adhurimet e preferuara të mundshme:

1. Agjërimi i kësaj dite. Kush e agjëron ditën e arafatit i falen mëkatet ( e vogla ) e këtij viti dhe vitit të kaluar.

2. Namazi Duha, namazi i paraditës.

3. Istigfari – Kërkim falja.

4. Leximi i Kuranit

5. Lutja e ditës së arafatit: ( La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh. Lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shej’in kadir.

6. Përmendja e Zotit.

7. Duaja, për nevojat e tua në këtë botë dhe botën tjetër.

8. Namazet ditore, pesë farzet.

9. Kujdes nga gjunahet në këtë ditë.

10. Angazhohu bashkë me familjen tënde.

Ragmi Destan