Rëndësia e famijes në Islam

934

Shejh Muhamed El-Gazali

Familja në Islam është argument prej argumenteve të Allahut, duke u krahasuar krijimi i saj me krijimin e gjithë botës, Zoti xh.sh thotë: “Prej argumenteve të Tij, krijoi për ju, nga lloji juaj, bashkëshorte që preheni tek ato…”[Er-Rum, 21]. Pastaj thotë: “Dhe prej argumenteve të tij, është krijimi i qiejve e i tokës, ndry- shimi i gjuhëve dhe i ngjyrave tuaja” [Er-Rum, 22]

Në jurisprudencën islame ekzistojnë kapituj të tërë për familjen, për rendin e saj material dhe për misionin e saj mo- ral, për aktin e martesës, ku janë përcaktuar detyrat reciproke, kujdesi për fëmijët, llojet e shpenzimeve, mënyra e sjelljes dhe mënyra për ndarje, në rast se nuk ekziston asnjë mundësi për të jetuar më së bashku, sasia e trashëgimisë etj.

Gjithashtu, aty flitet edhe për ndikimet e lidhura shpirt- ërisht e moralisht me ekzistencën e familjes se, si familja shër- ben për vazhdimësinë e racës njerëzore dhe për parimet, adhurimet dhe moralet, të cilat Islami i ka urdhëruar dhe është ndërtuar mbi bazën e tyre. Për të mbrojtur familjen, Islami ka ndaluar përzierjen shtazore, siç njihet në shumë vende të ndryshme, ka ndaluar çdo gjë që prek nderin dhe turpin. Një miku im më ka thënë se, fjala “ird” me kuptimin e plotë të ndershëm, të pastër të saj, nuk mund të përkthehet në asnjë gjuhë tjetër!

Si të ketë kuptim kjo fjalë në ato lloj shoqërish ku lejohet të kërcejë burri me gruan e huaj, i hedh dorën dhe vallëzojnë së bashku në sallë dhe ndoshta burri i saj horr është i prani- shëm, shikon dhe nuk i vjen zor aspak, ose mundet të jetë me babain ose vëllain e saj në mbrëmje!!

Familja në fenë tonë është e rrethuar me dëlirësi dhe me shenjtëri, që nuk gjendet në vende të tjera, mund të gjenden vetëm në letër, ose deri në një moshë të caktuar, pastaj në moshën e pubertetit, detyrohet djali apo vajza të çajnë rrugën e tyre për të fituar e jetuar. Shoqëria në Islam është si një familje e madhe, e cila ngri- het mbi baza njohje e dashurie. Njerëzit në të gjithë rruzullin janë të barabartë, bindja e tyre është vetëm për Allahun dhe jo për racë, apo për atdhe. Më i ndershmi i tyre tek Allahu është më i devotshmi.

Baza e komunikimit dhe e marrëdhënieve është përcak- tuar qartë: “Nuk është prej nesh ai që nuk respekton të moshuarin, nuk mëshiron të voglin dhe nuk e njeh të drejtën e mësuesit tonë”.

Mburrja me anë të prejardhjes është e refuzuar, gjithash- tu edhe me anë të shokëve e të miqve është e papranueshme. Zgjedhja e parësia i takon vetëm atij që e meriton dhe jo sipas origjinës dhe shquarjes. Duke nisur nga ky parim, u bënë ata që ishin robër, udhëheqës të botës islame, dolën në krye të fushave të fetvasë, në fikh, letërsi, gjuhë, ia kaluan arabëve që ishin të parët përkrahës të shpalljes, pastaj dolën në krye të fushës së politikës e drejtësisë. Gjithashtu, u ngritën shtete të skllevërve dhe racave të ndryshme, të cilat patën një ndikim të madh në shërbim të Islamit.

Përktheu: Lavdrim Hamja