Nëse do të pyesim se a ka dikush që e pështynë Qabenë, të gjithë do të thoshin “Zoti na ruajtë!”

1198

Mirëpo, nderi i muslimanëve po pështyhet çdo ditë, po shkelet me këmbë dhe po goditet me kazmë, ndërsa askush, madje as gishtin nuk po e lëvizë, kurse ai (nderi i muslimanëve) është edhe më i shenjtë se shenjtëria e Qabesë. Këtë e ka thënë pejgamberi Muhamedi (savs), i cili nuk flet sipas tekave të tij.

Po, nderi i muslimaneve është më i shenjtë sesa shenjtëria e Qabesë së ndritshme!!

Pothuajse nuk ka shtëpi muslimane, ku nuk ka fotografi të Qabesë, levha, makete…

Por, unë në asnjë shtëpi muslimane, asnjëherë nuk kam hasur ndonjë levhë, në të cilën shkruan:  “Kujdesuni për nderin e muslimanëve!”

Ndërkaq, i dashuri i Allahut dhe udhëheqësi dhe modeli ynë deri në Ditën e Gjykimit, Muhamedi (savs), ka thënë: “Me të vërtetë muslimani e ka të ndaluar (haram) gjakun, pronën dhe nderin e muslimanit tjetër!!”

Mund të thuhet, duke u ndërlidhur me këto fjalë të shenjta se, jeta, (përkatësisht, gjaku) deri diku po respektohet, prona po respektohet pak, ndërsa me nderin e muslimanëve po luhet dhe ai është duke u shqelmuar, sikur që fëmijët luajnë dhe e shkelmojnë topin!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)