Shërbimet speciale amerikane fitojnë miliona në kontrabandën e naftës Siriane

777

Shërbimet speciale amerikane fitojnë miliona nga kontrabanda e naftës Siriane.

Deklarata e shefit të Pentagonit Mark Esper, mbi nevojën për të ruajtur grupe të forcave amerikane në lindje të Sirisë, për t’i “ruajtur fushat e naftës” nga “terroristët e ISIS-it” nuk paraqet aspak befasim për Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

“Absolutisht asnjë vend i energjisë ose burime të tjera minerale në territorin Sirian nuk u përket terroristëve të ISIS-it, e veçanërisht jo “mbrojtësve amerikanë” nga terroristët e ISIS-it, por ato janë pjesë ekskluzive e Republikës Arabe Siriane. As në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe as në vetë ligjin amerikan – nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë detyrë të ligjshme që ushtarët amerikanë t’i mbrojnë vendet e energjisë në Siri nga vetë Siria dhe njerëzit e saj. Kjo është arsyeja pse veprimet e Uashingtonit që po bën tani – duke marrë dhe mbajtur nën kontrollin e saj të armatosur fushat e naftës në lindje të Sirisë – paraqet grabitje ndërkombëtare”, tha ushtria ruse në një deklaratë të lëshuar nga Sputnik.

“Siç tregojnë incizimet e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, nafta Siriane në anën tjetër të Eufratit, para dhe pas ngadhënjimit mbi ISIS-in kanë qenë në mbrojtjen e trupave amerikane.

Agjencia thekson se nga territoret që janë nën mbrojtjen e forcave amerikane, kontrabandohet nafta nga fushat e naftës të Sirisë Lindore drejtë shteteve të tjera. Në rast të sulmit mbi karvanët e tilla, menjëherë shfrytëzohen “forcat speciale dhe aviacioni ushtarak i SHBA-ve”.  Gjithashtu edhe prodhimi i naftës bëhet me ndihmën e pajisjeve të ndërmarrjeve kryesore amerikane, e cila i anashkalon të gjitha sanksionet amerikane.

Eksporti i naftës realizohet nga ndërmarrja “Sedbak”, e cila gjendet nën kontrollin e SHBA-ve e cila është formuar në të ashtuquajturën “Administratë Autonome e Sirisë Lindore”. Të ardhurat e kontrabandimit të naftës siriane përmes ndërmarrjeve të brokerimit që bashkëpunojnë me Sedbak qëndrojnë në llogaritë e kompanive private ushtarake dhe shërbimeve speciale amerikane. Duke e marrë parasysh që vlera e një fuçie nafte të kontrabanduar Siriane është 38 dollarë, të ardhurat mujore nga ky “biznes privat” i shërbimeve shtetërore të SHBA-ve janë më shumë se 30 milion dollarë.

Për shkak të rrjedhës së vazhdueshme financiare, pa asnjë kontroll dhe taksë të SHBA-ve, Pentagoni dhe CIA do të jenë të gatshme për t’i mbrojtur përgjithmonë fushat e naftës në Siri nga “qelizat mitike të fshehura të ISIS-it”, përfundoi Ministria e Mbrojtjes Ruse, raporton Sputnik

[Islampress.ch]