Hixhabi i fitores: Nike prezanton burkinin e ri për gratë muslimane

1139

Duke filluar nga 1 shkurt, një koleksion i ri i rrobave të notit Nike Victory Swim do të shfaqet në dyqanet Nike në të gjithë botën. Pjesë e koleksionit do të jetë dhe Nike Victory Swim Hijab – një burkini që synon gratë muslimane.

Koleksioni i ri është bërë nga një pëlhurë e lehtë dhe që mund të thahet shpejt. Veçanërisht domethënës është fakti që Nike Burkini i ri ka një faktor mbrojtjeje nga dielli UPF40 + (një tregues i raportit të rrezatimit ultravjollcë me dhe pa pëlhurë mbrojtëse).

“Dizajni i koleksionit Nike Victory Swim plotëson një gamë të gjerë të nevojave dhe pasqyron angazhimin e Nike për dizajn gjithëpërfshirës,” tha kompania, e cila filloi prodhimin e hixhabit musliman përsëri në vitin 2017. /tesheshi.com/