Shumë shpesh kemi raste të shohim dhe dëgjojmë se ka të rinj që janë të neveritshëm në trajtimin e nënave të tyre, duke harruar kështu mirësinë e tyre.
Vëlla i dashur, motër e respektuar:
A ke harruar sa herë të ka bartur në krah ?!
A ke harruar sa herë të ka ushqyer me qumësht ?!
A ke harruar sa herë të ka pyetur ?!
A ke harruar sa herë gjatë natës e ke zgjuar ?!
A ke harruar sa herë te mjeku të ka çuar?!
A ke harruar se ajo kafshatën e gojës e ka ndarë që ti të kesh ?!
A ke harruar, a ke harruar ….
Një mijë herë, a ke harruar…
Mos harroni, ashtu siç e keni harruar ju bamirësinë e nënës suaj ndaj jush, njashtu edhe fëmijët tuaj do ta harrojnë bamirësinë tuaj ndaj tyre !!!
Dhe mos harroni se kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindërve, dhe zemërimi i Zotit është në zemërimin e tyre !!!
O Zot, na bëj që të jemi nga ata që e kuptojnë se prindërit tanë janë dera jonë për xhenet.
Përkthim: Miftar Ajdini