Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se duhen ndërmarrë hapa urgjentë si pjesë e luftës kundër koronavirusit, si në një kohë të krizës financiare globale.
“Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të luftojnë kundër krizës globale të shëndetit derisa të çlirohet e gjithë njerëzimi,” tha ai në një samit të jashtëzakonshëm të drejtuesve të vendeve më të zhvilluara në botë, domethënë udhëheqësinë e G-20, i cili u mbajt përmes videokonferencës.
Ai theksoi se ai besonte se pandemia e virusit Corona u kujtoi njerëzve realitetin se “ne të gjithë ndajmë një fat të përbashkët, edhe pse fetë, gjuhët dhe vendet tona janë të ndryshme”,.
“Askush nga ne nuk ka luksin të ndjekë politika proteksioniste dhe të njëanshme. Ne duhet të marrim përgjegjësi dhe të zhvillojmë bashkëpunim global për të luftuar pandeminë COVID-19,” shtoi Erdogan.
Ai kujtoi se Turqia po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të ndihmuar vendet miqësore dhe vëllazërore në luftën kundër pandemisë.
Ai theksoi se vendet duhet të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre të mëparshme në lidhje me mënyrat për të kontrolluar epideminë dhe trajtimin e sëmundjes.
“Nëse vazhdojmë me procedura të njëanshme, është e pashmangshme që ne të hyjmë në një proces të ri, i cili do të ketë një ndikim negativ në tregtinë e përgjithshme globale,” tha presidenti turk.
Duke kujtuar se shumë vende janë prekur rëndë nga virusi, përfshirë ato më të zhvilluarat, ai theksoi se tani është e nevojshme të sigurohen fonde për të ofruar ndihmë humanitare për rajone dhe komunitete të prekura nga lufta, si dhe për vendet e tjera të pazhvilluara, veçanërisht në Afrikë. /tesheshi.com/