Një lajm i mirë nga Gjermania: Në Duisburg jepet leje për thirrjen e ezanit publikisht

1565

Për së pari herë, pas dymbëdhjetë vitesh, që kur është ndërtuar xhamia e madhe në qytetin gjerman Duisburg, jepet leja që të thirret ezani publikisht, me mikrofon, dhe atë njëherë në ditë.

Është interesant të përmendet se një ide dhe gjest i tillë ka ardhur si rezultat i propozimit të bashkësisë krishtere të Duisburgut, e cila ka kërkuar që të thirret ezani si shenjë e përkrahjes morale të muslimanëve në ditë të vështira.
Siç dihet, në këto ditë besimtarët në Gjermani nuk kanë të drejtë të dalin në xhami dhe të falin namazet e tyre si zakonisht, për shkak të masave për mbrojtje nga virusi korona.

Qyteti i Duisburgut, në bazë të kërkesës së bashkësive krishtere dhe muslimane, ka lejuar që të thirret ezani publikisht.

Ja, pra, kjo mund të shihet edhe si një nga pasoja pozitive të virusit korona! (Islampress)

فكرة رائعة:معلوم أن جميع اماكن العبادة مغلقة الآن في المانيا وهناك حظر تجول، ولكن تقوية ودعما للروح المعنوية للألمان مسلمين وغير مسلمين أثناء الحظر يُؤَذن للصلاة من المسجد الكبير في مكبرات الصوت وتقرع أجراس الكنيسة مرتان يوميا في مدينة دويسبورج بالمانياDie Stadt Duisburg mit der Kooperation der katholischen Kirche und der marxloher Ditib-Moschee rufen zweimal täglich den Gebetsruf zum seelischen und geistigen Beistand der Duisburger.

Gepostet von Shaker El-Rifai am Samstag, 21. März 2020