Agjerimi Islam

1510

Agjërimi islam (ne gjuhen arabe es-sijamu) ne Kur’an permendet ne katermbedhjete vende: shtate here ne kaptinen El-Bekare, nga dy here ne kaptinat El-Maide dhe El-Ahzab dhe nga nje here ne kaptinat En- Nisa, Merjem dhe El-Muxhadele.

Allahu i Madherishem ne Kur’ani n Fisnik thote: “O ju qe besuat, agjerimi ju eshte bere obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem.”

“(Jeni te obliguar per) Dite te caktuara, e kush eshte i semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk agjeroi), atehere ai (le te agjeroje) me vone aq dite. E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompensim, ushqim (ditor), te nje te varfri, ai qe nga vullneti jep me teper, ajo eshte aq me mire per te . Mirepo, po qe se e dini, agjerimi eshte me i mire per ju.”

“(Ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramazanit ne te cilin (filloi te) shpallet Kur’ani, qe eshte udherrefyes per njerez dhe sqarues i rruges se drejte e dallues (i se vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje, ndersa kush eshte i semure ose ne udhetim, le te agjeroje aq dite nga ditet e mevonshme. All-llahu me kete deshiron lehtesim per ju, e nuk deshiron veshtiresim per ju. (Te agjeroni ditet e leshuara me vone) Qe te plotesoni numrin, ta madheroni Allahun per shkak se ju udhezoi dhe qe te falenderoni.” (El-bekare 183-185).

SHKAQET E ZBRITJES SE KETYRE AJETEVE KUR’ANORE

1. Ibn Xherir percjell nga Muadh b. Xhebel, Allahu qofte i kenaqur me te , se ka thene: “Kur Muhamedi a.s. erdhi ne Medine, agjeronte diten e Ashures dhe tri dite te cdo muaji. Pastaj Allahu i Madherishem e obligoi agjerimin e muajit te Ramazanit, duke ia shpallur Muhamedit a.s.: “O ju qe besuat, agjerimi ju eshte bere obligim…” deri tek ajeti: “E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompensim, ushqim (ditor),te nje te varfri…” E pra, ai qe deshironte agjeronte, kurse ai qe nuk deshironte ushqente nje te varfer. Me pastaj Allahu i Madherishem agjerimin ia obligoi personit te shendoshe qe ndodhet ne shtepi, kurse e liroi personin e moshuar, i cili nuk mund ta perballonte agjerimin, te mos agjeronte, duke shpallur: “E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje…”

2. Nga Seleme b. el-Ekve’a percillet se ka thene: “Kur zbriti ajeti “E ata qe i rendon ai (nuk mund te agjerojne), jane te obliguar per kompensim, ushqim (ditor), te nje te varfri…”, kush deshironte nga ne, agjeronte, e kush nuk deshironte te agjeronte, jepte fidje, gjersa me vone u shpall ajeti qe e shfuqizonte te parin: “E kush e perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje…”

3. Percillet se nje grumbull beduinesh e pyeten te Derguarin e Allahut, a.s.: “O Muhammed! A eshte Zoti yne afer, qe ta therrasim me ze te ulet, apo eshte larg e ta ngreme zerin?” Atehere Allahu i Madherishem shpalli: “E kur roberit e Mi te pyesin ty per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes kur lutesi me lutet.”

4. Buhariu percjell nga Bera’a b. Azib, se ka thene: “Kur ndonjeri nga ashabet e te Derguarit a.s. te Allahut, agjeronte, dhe afrohej iftari, ndersa ate e zinte gjumi para se te bente iftar, nuk hante asgje gjate nates dhe dites se neserme, derisa te mos vinte perseri muzgu. Keshtu, ensariu Kajs b. Sarme, i cili diten punonte me miell, kishte agjeruar, dhe kur ishte afruar iftari, kishte shkuar ne shtepi dhe kishte kerkuar nga gruaja e tij ushqim per te ngrene. Ajo i ishte pergjigjur se nuk ka asgje gati, po do t’ia pergatiste. Nderkohe ate nga lodhja e kaploi gjumi. Kur e pa gruaja, i tha: “Mjere per ty!” Aty diku nga mesdita e dites se neserme, ensariu i permendur u zgjua. Kete ndodhi ia treguan te Derguarit te Allahut a.s. dhe, per rrjedhoje, u shpall ajeti Kur’anor: “Naten e agjerimit ju eshte lejuar t’u afroheni grave tuaja, ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato.” Ashabet u gezuan shume per kete, dhe me pastaj u shpall edhe ajeti tjeter: “… hani e pini derisa te dallohet qarte peri i bardhe nga peri i zi ne agim, e pastaj agjerimin plotesojeni deri ne mbremje.” Ne keto tri ajete Kur’anore flitet per disa gjera shume te rendesishme: Allahu i Madherishem na tregon qarte ne Kur’an se agjerimi eshte obligim per cdo mysliman e myslimane te rritur dhe menderisht te shendoshe, ashtu sic ishte obligim per ata qe ishin para nesh. Ne citatet Kur’anore qe kane zbritur per agjerimin, Allahu i Madherishem na tregon se agjerimi e ka kohen e tij dhe zgjat disa dite caktuara. Ne keto ajete flitet edhe per ata qe nuk mund te agjerojne dhe per ate se c’duhet te veprojne ata; ajetet vertetojne se Allahu i Madheruar deshiron t’ua lehtesoje besimtareve e jo t’i urdheroje ata me gjera qe per ta paraqesin veshtiresi te medha, sepse Ai eshte i gjithemeshirshem dhe meshireberes ndaj roberve te Tij. Ajetet gjithashtu flasin per agjerimin edhe si nje lloj mjeti edukues, pastaj flasin per agjerimin si adhurim, i cili udhezon per vepra te mira.

RAMAZANI, MUAJI I AGJERIMIT DHE MUAJI I SHPALLJES SE KUR’ANIT

Me plot te drejte mund te shtrohet pyetja: Perse agjerimi eshte caktuar ne muajin e Ramazanit? Pergjigjen e kesaj pyetjeje me se miri e jep vete Kur’ani Fisnik ne ajetin 185 te sures El-Bekare, ku Allahu i Madherishem thote:

“(Ato dite te numeruara jane) Muaji i Ramadanit ne te cilin (filloi te) shpallet Kur’ani, qe eshte udherrefyes per njerezit dhe sqarues i rruges se drejte e dallues (i se vertetes nga genjeshtra)…” pra muaji i Ramazanit eshte muaj ne te cilin ka filluar Shpallja e Kur’ani t Fisnik.

POR GJITHASHTU LIND PYETJA: VALLE, A U SHPALL KUR’ANI PERNJEHERE GJATE MUAJIT TE RAMaZANIT?

Eshte e vertete se Kur’ani nuk eshte shpallur pernjehere, porse shpallja e tij zgjati nje kohe te gjate. Ajetet e tij shpalleshin ne baze te rasteve te ndryshme qe ndodhnin. Pra, shpallja e Kur’anit ka zgjatur per afro 23 vjet. Gjithsesi muaji i Ramazanit eshte muaji i Kur’ani t, pervecse Kur’ani ka filluar te shpallet ne kete muaj, ai (Ramazani) eshte edhe i vetmi muaj qe permendet ne Kur’an. Pervec Kur’ani t, ne kete muaj jane shpallur edhe disa libra te tjere qiellor te pejgambereve te mehershem, sic jane p.sh: Suhufet e Ibrahimit a.s. te shpallura ne naten e pare te Ramazanit, Tevrati (Tora) i shpallur ne naten e shtate te ketij muaji, Inxhili(Ungjilli), ne naten e katermbedhjete, kurse Kur’ani Fisnik ne naten e njezet e peste, sipas hadithit qe e transmeton Mukatili. (Kurtubiu)

Ne Kur’an nuk ka tekst ku te jete urdheruar ndonje adhurim, ashtu sic urdherohet agjerimi, sepse agjerimi eshte fshehtesia ne mes Zotit dhe robit te Tij, agjerimi eshte xhihad ne vete, sig thuhet ne hadithet e Muhamedit a.s..

DISA HADITHE TE MUHAMEDIT A.S. MBI AGJERIMIN ISLAM

“Islami ngrihet mbi pese (shtylla): Ne te deshmuarit se nuk ka Zot tjeter, perveg Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguar i Zotit, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te vizituarit e Qabese dhe ne agjerimin e Ramazanit.” (Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga i Derguari i fundit i Allahut – Muhammedi a.s. se ka thene: “Zoti i Madherishem thote: “Cdo veper e birit te Ademit i takon atij, pervec agjerimit. Ai eshte per Mua dhe Une shperblej per te!”

Agjerimi eshte mburoje (nga epshet dhe zjarri), prandaj kushdo, kur te agjeroje, le te mos flase fjale te pista dhe te mos e ngreje zerin, e nese dikush e ngacmon apo e sulmon, le te thote: Une agjeroj, une agjeroj!”

“Dhe, pasha Ate ne doren e te cilit eshte shpirti i Muhamedit! Aroma e pakendshme qe del nga goja e agjeruesit, eshte me e mire tek Allahu se sa era e parfumit. ”

“Agjeruesi perjeton dy gezime: njerin kur te haje iftar, dhe tjetrin kur ta takoje Zotin e vet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Agjerimi eshte bere obligim dy vjet pasi Muhamedi a.s. emigroi prej Mekes ne Medine, pra ne vitin e dyte sipas hixhretit. Eshte paksa i habitshem fakti se agjerimi eshte bere obligim ne te njejtin vit kur myslimanet u lejuan te luftonin kunder armiqve te tyre. Deri ne ate vit myslimanet nuk kishin te drejte te luftonin. Shtrohet pyetja: Cfare lidhshmerie ka lufta ne rrugen e Allahut me agjerimin, qe te obligoheshin ne te njejtin vit? Kjo gjithsesi ka domethenien e saj, sepse agjerimi te meson dhe te ben te afte te luftosh veset e keqija, kurse kjo me pastaj te ndihmon te luftosh edhe ne fushebeteje. Per kete arsye, edhe fitoret me vendimtare te myslimaneve, sic jane lufta e Bedrit, Kadisijes, depertimi i myslimaneve ne Andaluzi, lufta e Nahavendit etj., kane ardhur ne muajin e Ramazanit. Agjerimi, ashtu si edhe te gjitha obligimet e tjera, ka vetem nje qellim, kenaqesine e Allahut dhe devotshmerine: “O ju qe besuat, agjerimi ju eshte bere obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre qe ishin para jush, keshtu qe te beheni te devotshem.” (El-Bekare, 183).

ORIENTALISTET PER AGJERIMIN ISLAM

Shume hulumtues evropiane, qe kane shkruar mbi kulturen dhe qyteterimin islam, jane perpjekur te tregojne se agjerimi islam nuk eshte gje tjeter vecse nje kopje e agjerimit te sabenjve. Me kete ide, ata deshirojne te mohojne pejgamberllekun e Muhamedit a.s., prandaj edhe thone se gjithe ajo per se ka ftuar Muhamedi a.s., nuk eshte e shpallur nga Zoti, por eshte e permbledhur nga fete e tjera. Psh: orientalistet gjermane tentojne te tregojne se gjoja muaji i Ramazanit pergjithesisht i pergjigjet muajit te agjerimit te sabenjve. Ky per ta eshte nje “argument” se Muhamedi a.s. agjerimin e kishte marre nga sabenjte.

Vester Mark gjithashtu thote se ngjashmeria ne mes agjerimit mysliman dhe agjerimit te sabenjve dhe manehejnve eshte aq e madhe, saqe hulumtuesi permend idene se ketu behet fjale per tri dege te agjerimit, te cilat jane zhvilluar nga nje rrenje.

Marku thote: “Eshte me se e vertete se Muhamedi rregullat e agjerimit i ka marre nga sabenjte apo nga manihejnte.”

Por, megjithate, faktet tregojne se para ardhjes se Islamit nuk kishte asnje kontakt ne mes fisit Kurejsh, ne te cilin lindi dhe u rrit Muhamedi a.s., dhe sabenjve. Pervec dallimeve ne gjuhe, civilizim e kulture, qe ishin pengese per kontakte, nje pengese tjeter ishte edhe largesia e madhe hapesinore ne mes tyre. Sabenjte dhe manihenjte jetonin ne afersi te kufirit me Persine Perendimore dhe ne brendine e saj,kurse Kurejshet jetonin ne Gadishullin Arabik. Udhetimet tregtare te fisit Kurejsh ne ate kohe zhvilloheshin ne veri e jug, pra ne Siri dhe Jemen. Ne njerin drejtim udhetohej dimrit e ne tjetrin gjate stines se veres.

Kete e tregon edhe Kur’ani Fisnik: “Per hir te garantimit qe e gezojne kurejshitet! Garantimin e udhetimit te tyre te lire dimrit dhe veres”! (Kurejsh, 1-2).

Gjithashtu nuk eshte e njohur qe Muhamedi a.s. te kishte pasur ndonje kontakt me sabenjte dhe manihenjte, para shpalljes se Kur’anit, dhe as qe eshte e njohur qe te kishte pasur ndonje kontakt me kulturen fetare te tyre, as qe te kishte mesuar dicka po dhe me pak, qe te njihte dicka prej tyre…

“Ti (Muhammed) nuk ishe qe lexon ndonje liber para ketij, e as qe e shkruaje ate me doren tende te djathte, pse atehere do te dyshonin ata te prishurit.” (El-Ankebut, 48).

Agjerimi i Ramazanit dallon shume nga agjerimi i sabenjve. Megjithate, pajtueshmeria ne numrin e diteve nuk mund te merret si argument qe njeri agjerim te ishte kopjuar nga tjetri. Por edhe tek numri i diteve ka dallim. Agjerimi islam zgjat nje muaj henor (lunar), kurse agjerimi tek sabenjte fillon cdo vit ne muajin e tete diellor dhe zgjat tridhjete dite.

Pra, ketu eshte e pamundshme te flitet qe normat e agjerimit islam te jene marre nga ndonje religjion tjeter para Islamit. Perkundrazi, ai eshte shpallur nga Zoti dhe normat e tij i ka vene vete Ai, Krijuesi i boteve.  

Shkruan: Arsim Dauti

(Dituria Islame)