Mbyllja e xhamive kur rrezikohet shëndeti i njerëzve

613

Me këtë shkrim nuk kam për qëllim ofendimin e dikujt, por sqarimin për disa persona. Kohët e fundit po shikojmë se ka një përpjekje nga disa persona të cilët kërkojnë hapjen e xhamive dhe funksionimin e tyre si më parë. Nuk paragjykojmë qëllimin e tyre të mirë ose të keq, atë e dinë vetëm Zoti më së miri, por dëshirojmë të theksojmë sepse vendimet në Islam nuk merren me emocione. Gjithashtu është qasje e gabuar pse njerëzit e besimit të krishterë i çelën kishat tash edhe ne t’i hapim xhamitë. Ato kanë rregullat dhe moralin e tyre, kurse ne kemi rregullat dhe moralin tonë.

Pra edhe nëse nëse qëllimi është i mirë, kërkesa është e gabuar. Pra, me veprim të gabuar nuk arsyetohet qëllimi i mirë. Ju të gjithë e keni dëgjuar rastin e një sahabiu i cili e kishte lënduar kokën në një fushëbetejë dhe duke marrë abdest nuk dinte a ti japë mes’h kokës ose jo nga frika se mund të ishte rrëzik për jetën. Pasi shokët i thanë se duhet ti japë patjetër, ky ashtu veproi. Por si shkak i saj ndërroi jetë. Kur i’a përcollën Pejgamberit a.s rastin, Pejgamberi a.s u nevrikos dhe ju tha: “Cka keni bërë e keni vrarë njeriun Zoti ju vraftë”.

Dëshiroj të theksoi një rregull sheriatik për tu kuptuar më së miri. Rregulli thotë: “Ekziston mundësia e kufizimit të disa veprimeve të lejuara, për shkak të interesit të përgjithshëm (nëse rrezikohet). Rregullin e keni të trajtuar më gjërësisht në librin “Sheriati Islam të Jusuf el Kardavit, f.56”.
Autori bje në këtë rregull shembullin e Omerit r.a kur ndaloi përdorimin e mishit dy ditë rresht në javë, sepse me këtë dëmtoheshte shoqëria dhe mbeteshte e uritur. E kur dikush e shkelte rregullin Omeri r.a e rrihte me kamxhik dhe i thoshte: “A nuk mund ta frenosh lukthin dy ditë”.

Pra kemi të bëjmë me një kufizim të dickaje cka është e lejuar, por që duhet vepruar në këtë formë për shkak të interesit të përgjithshëm.
Rastin tjetër e kemi edhe me urdhërin e Uthmanit r.a, i cili ndaloi leximin e formave tjera të Mus’hafit, bile edhe urdhëroi të gigjen nga frika e përcarjes, edhe pse leximi i tyre një kohë ishte i lejuar.

E njëjta është edhe sot e kësaj dite, andaj mbyllja e xhamive në rastet kur rrezikohet shëndeti i njerëzve, përvec se është i lejuar është edhe i kërkuar. Është dicka tjetër dëshira, kërkesa, qejfi, por krejt dicka tjetër është veprimi. Edhe pse për cdo ditë shikojmë vdekje nga virusi Covid-19, atëherë si mund ta rrezikojmë shoqërinë? Është absurde. Mos bini pre e portaleve dhe disa faqeve me emra Islame, sepse krejt janë të paqarta që ndoshta mund të jenë edhe armiqtë më të mëdhenj të Islamit, e që shfrytëzojnë terme Islame për të pasur ndikim më të shpejtë.

Ne sot nuk e kemi primare të qajmë nga mosshkuarja në xhami, sepse inshaAllah ajo do rregullohet një ditë. Por ne sot duhet të qajmë nga turbullimi dhe pluhurosja e mendjeve tona. Jemi në një gjendje ku sdallojmë më të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e pavërteta, të dashurin nga armiku e dashamirin nga dashakeqi.
Sa jemi duke u marrë me sende të kota, të paktën karantina është një mundësi e mirë për të qenë më afër librit. Të lexojmë më shumë për ti bërë të qarta gjërat më mirë.
Është e lehtë të flasësh dicka për ta quar qejfin në vend, ama mos harro me at diçkan mund të lëndosh mijëra njerëz, andaj të kemi frik Zotin në atë cka bëjmë. Zoti e di më mirë!

Shkruan: Musa ef. Biba