Worldometer: Më shumë se 301,000 pacientë të shëruar në të gjithë botën, 95 përqind ia hedhin paq

571

Numri i infektimeve me koronavirus (COVID-19) në botë është 1.414.710, ndërsa deri më tani janë shëruar 301.304 pacientë, raportoi Worldometer

Numri më i madh i pacientëve të shëruar i përket Kinës, ku 77.167 sosh u larguan nga spitalet.

Pas Kinës pason Spanja me 43,208 të shëruar, Gjermania me 36.081, Irani me 27.039, Italia me 24,392, Shtetet e Bashkuara me 21,316 dhe Franca me 19,337.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit në botë, sipas Worldometer, 95 përqind e pacientëve kanë një pamje të butë klinike, ndërsa 5 përqind janë në gjendje të rëndë, kritike.

Sipas të dhënave të fundit, 81.284 njerëz kanë ndërruar jetë nga efektet e koronavirusit në botë, ku në 24 orët e fundit janë 6.594 jetëhumbje, nga të cilët 1.529 në SHBA dhe 1.417 në Francë. /tesheshi.com/