Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm i epokave të arta islame

682

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin Abdulaziz, halifit Umajad ose Kalifit të pestë të drejtë të muslimanëve.

Një video e postuar në mediat sociale nga faqet pro-regjimit të martën tregon se grupet terroriste zhvarrosin një varr në Deir Sharqi afër qytetit të Maarat al-Numan.

Videoja e dytë i tregon ata duke hapur një varr dhe duke nxjerrë mbetjet, për të cilat nuk dihet se ku janë lëvizur.

Forcat e regjimit i vunë zjarrin zonës përreth faltores në shkurt kur ata morën kontrollin e qytetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Omar bin Abdulaziz, i njohur më mirë si Omar II, Kalifi umajad ose Kalifi i pestë i drejtë i muslimanëve, sundoi nga 22 shtatori 717, deri në vdekjen e tij në 720.

Ai dha një kontribut veçanërisht domethënës në përparimin e komunitetit dhe zbatimin e reformave të rëndësishme, dhe u përshkrua si më i devotshmi dhe i drejti i të gjithë Kalifëve të umajad.

Origjina e tij të kthen te Omar bin al-Khattab, një tjetër Kalif musliman dhe shok i Profetit Muhamed.

Historianët deklarojnë se Omer bin Abdulaziz nuk ndërmori asnjë hap pa qenë në emrin e Allahut dhe me qëllim të fitimit të kënaqësisë dhe shpërblimit të Zotit.

Prandaj, nuk është çudi që në vetëm dy vjet e gjysmë të mbretërimit të tij ai arriti të zhdukë varfërinë dhe të vendosë drejtësi

Në kohën e tij, përparimi dhe prosperiteti u përhap aq shumë sa që ai urdhëroi shërbëtorët e tij të shpërndanin grurë nëpër shkretëtirë, në mënyrë që zogjtë të kishin diçka për të ngrënë dhe kështu që askush të mos thotë se zogjtë ishin të uritur në vendet muslimane.

Transmetohet se ai mblidhte rregullisht dijetarë për të kujtuar  me ta përkohësinë e kësaj bote dhe kalimin në botën tjetër, atë pas vdekjes. Historianët pohojnë më tej se ai jetoi një jetë si asket dhe një njeri i varfër, edhe pse ai sundoi një çerek të globit. /tesheshi.com/