Tre mësime nga xhuzi 29

768
  • Në jetë do të takojmë besimtarë që duan ti ngjajnë Pejgamberit a.s. në shumë gjëra edhe në pamjen fizike, por qëllimi është që të arrijmë cilësinë për të cilën Muhamedi a.s. vet  thotë se u dërgua, e ajo është morali i bukur. Në suren El-Kalem Allahu thotë se Pejgamberi është: ” në një shkallë të lartë të moralit!”. Ekzistojnë individ të cilët i përmbahen sheriatit (dispozitave), por nuk i përmbahet sheriatit të brendshëm të tij e ai është morali i bukur.
  • Aq shumë njerëzit i kushtojnë vëmendje, ligjërojnë dhe sqarojnë botën e xhinëve dhe sihrit sa që botën e tyre e kanë bërë të veçantë dhe i japin shumë rëndësi. Se sa u jep rëndësi Allahu mund të shihet nga ajetet e sures xhinë ku Allahu na tregon se janë krijesa të thjeshta mes të cilëve ka të mirë dhe të këqij, pa marrë parasysh se janë qenie të padukshme, dhe mu për këtë njerëzit kanë bërë një “shkencë” të veçantë botën e tyre. Ndërsa Allahu i Madhërishëm nuk u kushton vëmendje të veçantë, por na sqaron se janë sikur ne të krijuar që ta adhurojnë Zotin.
  • Kur lexohen ajetet e xhuzit 29 është e qartë se sa është i rëndësishëm namazi i natës dhe se ajo është një kohë specifike ku Allahu bisedon me njerëzit e zgjedhur të cilët zgjohen nga gjumi në një pjesë të natës për ta madhëruar Zotin me namaz nate sidomos në muajin e bekuar të Ramazanit.

Preporod.com

A. D. Islampress