Tre mësime nga xhuzi i 22

654
  • Barazia e burrave dhe grave në Kuran theksohet në ajetin 35 të sures Ahzab: ” Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”.
  • Sqarimet se para kujt nuk duhet të mbaj mbulesën gruaja gjenden në ajetin e 55 të sures Ahzab: “Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) Allahut, Allahu është pranë çdo sendi.”
  • Sadakaja jepet haptas dhe fshehtas. Qëllimi i dhënies së sadakas haptas është për të inkurajuar edhe tjerët të japin: “Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.”

Preporod.com

(Islampress)