“Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!”
Këtë hadith e transmetojnë dy imamët kryesor të hadithit që janë të njohur si “shejhan”, Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibën Maliku.
Gjatë një rasti i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem shkoi ta vizitoi një as’hab i cili ishte në shtratin e sëmundjes dhe e pyeti për gjendjen, duke iu drejtua me këto fjalë: “A e ke lutur Allahun për diçka?” Ai ia ktheu: “Zoti im! Nëse do të më ndëshkosh në Ahiret, atëherë më mirë bëje në këtë botë!”, ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem e porosit: “Nuk duhet të themi ashtu, më mirë thuaj: “Zoti im! Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit. “
Komenti
„Mos shkoni në skajshmëri”, sipas fjalëve të të Dërguarit konstatohet, ndërsa edhe Begavi e thekson që skajshmëritë shpijnë në çmenduri. Rruga e Islamit është mesi i artë, nuk duhet tepruar në asgjë, nuk është vlera në veprat të cila zgjasin shkurt, por tek ajo që është e vazhdueshme. Mu për këtë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem thoshte që Allahu i do veprat që kryhen në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe sikur të jenë të vogla. (Tirmidhiu)
Siç e shohim nga hadithi i sipërshënuar, i Dërguari i Allahut nuk e lejon fanatizmin, ai nuk e pranon duanë që njeriu e lut Allahun ta ndëshkojë në këtë botë. Lutja e tij është e pabazë, sepse as mëkatari më i madh nuk duhet ta humb shpresën në mëshirën e Allahut.
Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! [EZ-ZUMER, 53]
Sipas kësaj dhe shumë ajeteve dhe haditheve të tjera me të drejtë konstatojmë se pikëpamja islame është universale dhe e pranueshme për çdokënd që mendon në mënyrë të urtë.
T’i dëgjojmë edhe këto fjalë të Allahut:
“…Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër. Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit të Xhehenemit” [EL-BEKARE, 200, 201]
Autor: Mirsad Mahmutović
Përshati: Lutfi Muaremi (shkëputje nga libri: ‘Povodi nastanka nekih hadisa’)
[Isl@mpress.ch]