Gjenerata e pritur e fituesve: Ligjet e Fitores

813

Fitorja nuk vjen vetvetiu, dhe as në mënyrë spontane. Vërtetë, për fitoren ekzistojnë ligjet e Allahut, të cilat Ai i përmend në librin e Tij, që t’i mësojnë besimtarët dhe mandej të udhëhiqen me ta në jetën e tyre.

LIGJI I PARË: Ndihma është nga Allahu!

Atë që e ndihmon Allahu, nuk mund asnjëherë të dështoj, madje edhe sikur të tubohen të gjithë kundër tij! Atë që e nënçmon Allahu, askush nuk mund ta ndihmojë, madje të përkrahet nga të gjithë bashkë-mendimtarët! Rreth kësaj flet qartë ajeti kur’anor, i cili nuk ka nevojë për sqarim:

Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët! [ÂL ‘IMRÂN, 160]

LIGJI I DYTË: Allahu i ndihmon ata që e ndihmojnë Atë!

O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja. [MUHAMMED, 7]  

Në një sure tjetër është theksuar akoma në qartë ky ligj:

Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm. [EL-HAXHXH, 40]

Ndihma e Allahut meritohet duke e ndihmuar fenë e Tij, me ngritjen e Fjalës së Tij – që fjala e Tij të jetë më e ngritur, si dhe të gjykohet me ligjin e Tij.

Në dy ajetet e sipërshënuara, përshkruhet ndihma e Allahut:

Allahu i ndihmon edhe ata, të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, kryejnë faljet, japin zeqatin, urdhërojnë kryerjen e veprave të mira dhe pengojnë atë që është e mbrapshtë. Tek Allahu është fundi i të gjitha çështjeve. [EL-HAXHXH, 41]

Kur’ani thotë:

Pa dyshim, Ne kemi nisur të dërguar para teje te popujt e tyre. Ata u paraqitën me prova të qarta, por popujt i mohuan, prandaj Ne i ndëshkuam keqbërësit. Është detyra Jonë që t’i ndihmojmë besimtarët. [ER-RÛM, 47]

LIGJI I TRETË: Ndihma u kushtohet besimtarëve!

Ndihma e Allahut u kushtohet besimtarëve dhe jo të tjerëve. Rreth kësaj Allahu i flet të Dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:

…Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, duke i bashkuar zemrat e tyre . Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë. [EL-ENFÂL, 62-63]

Allahu i ndihmon edhe me dërgimin e melekve të cilët lëshohen në tokë, ashtu siç ndodhi në betejën e Bedrit, Hendekut dhe Hunejnit!

…kur Zoti yt i frymëzoi engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forcojini ata që besojnë!… [EL-ENFÂL, 12]

Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri engjëjsh që ju nuk e shihnit… [EL-AHZÂB, 9]

Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit. [ET-TEUBE, 26]

Nganjëherë Allahu u ndihmon edhe përmes fatkeqësive natyrore, që i janë të nënshtruar dhe shërbejnë vetëm Atij. Ai ata fatkeqësi i lëshon mbi armiqtë e Tijj, ashtu siç e lëshoi erën mbi idhujtarët në Betejën e Hendekut. “…E Ne dërguam mbi ata erë…” [EL-AHZÂB, 9]

Me paraqitjet e tilla Allahu i ndihmon luftëtarët e Tij, ashtu siç e lëshoi shiun si mëshirë për besimtarët: “Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t’ju pastruar nëpërmjet atij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t’i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët.” [EL-ENFÂL, 11]

Nganjëherë i ndihmon edhe përmes duarve të armiqëve të tyre, ashtu që fut frikë në zemrat e tyre, apo u shkatërron furnizimin, apo bën të vdesin udhëheqësit e tyre, siç ndodhi me fisin Benu-Nadir:

Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë. Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës! [EL-HASHR, 2]

Burimi: Akos.ba, (shkëputje nga libri, “Gjenerata e pritur e fituesve
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]