34 këshilla të arta të Hasan el-Benës

1658

Lexues i dashur, besimi dhe bindja yte të detyrojnë në baza ditore që ta provosh se je tullë e fortë në godinën e dini-islam, prandaj të këshilloj si vijon:

1. Bëje ibadet të përditshëm Librin e Allahut, jo më pak se një xhuz.

2. Mësoje bukur-leximin e Kur’anit, dëgjo dhe medito rreth vargjeve kur’anore dhe aq sa të mundëson koha, studioje biografinë dhe historinë e Pejgamberit salallahu alejhi ue sel-lem dhe të gjeneratave të para të muslimanëve.

3. Kini kujdes gjendjen e përgjithshme shëndetësore, mundohuni t’i trajtoni sëmundjet ekzistuese dhe parandaloni shkaqet e dobësive shëndetësore.

4. Evitoni konsumimin e tepër të kafesë, çajit dhe ngjashëm, si për shembull pijeve stimuluese. Konsumo lëngje sa ke nevojë, ndërsa duhan pirjen evitoje krejtësisht.

5. Ki kujdes pastërtinë në përgjithësi.

6. Gjithmonë thuaje të vërtetën, kurrë mos gënjeni.

7. Përmbushe kontratën, fjalën e dhënë dhe premtimin.

8. Ji trim, me durueshmëri të madhe.

9. Ji serioz, i qetë dhe i denjë, dinjitetit gjithmonë jepi përparësi.

10. Ji i turpshëm, me ndjenja precize. Ndjenjat tuaja le të jenë të mëdha dhe të forta edhe kur është në pyetje diçka e mirë edhe diçka e shëmtuar, gëzoju të mirës dhe ndjeje dhimbjen dhe trishtimin e tjetrit.

11. Ji i drejtë dhe me gjykim korrekt në të gjitha situatat.

12. Ji shumë aktiv, i trajnuar për tçë bërë shërbime të përgjithshme, të ndiesh lumturi dhe kënaqësi kur je në gjendje t’i shërbesh një njeriu.

13. Ki zemër të mëshirshme, ji zemërgjerë, falë shumë, ji i butë dhe të kesh sjellje të mirë me njerëzit dhe kafshët, të kesh qëndrim të bukur, moral të mirë ndaj të gjithë njerëzve, ta ruash dhe të kujdesesh për mënyrën e sjelljes islame në shoqëri .

14. Mëso të shkruash mirë dhe të lexosh, lexo sa më shumë gazeta të dobishme, revista, libra dhe të ngjashme.

15. Merru me ndonjë biznes, pa marrë parasysh sa i pasur je, fillo ndonjë veprimtari private, sado qoftë i vogël të jetë.

16. Mos e lakmo punën shtetërore dhe konsideroje derën më të ngushtë për furnizim.

17. Përpiqu që me gjithë forcën tënde punën ta kryesh si duhet, të jesh i saktë, të mos mashtrosh në plotësimin e asaj që keni kontraktuar.

18. Për të drejtën tënde lufto bukur, plotësoji krejtësisht të drejtat e njerëzve, dhe mos e le pa pyetur nëse janë të kënaqur.

19. Largoju nga të gjitha llojet e bixhozit, pa marrë parasysh qëllimin në prapavijë.

20. Largoju nga fajdeja në të gjitha veprimtaritë.

21. Shërbeji revolucionit të përgjithshëm islam duke e mbështetur industrinë dhe ekonominë islame dhe me çdo kusht ruaje çdo dinarë të mos bie në dorë të armikut.

22. Merr pjesë në thirrjen islame (da’we) me diçka nga pasuria jote, dhe gjithmonë jepe zekatin e pasurisë.

23. Kurseje një pjesë të fitimit, pa marrë parasysh sa e vogël është, le të gjendet për raste urgjente dhe assesi të mos e tepro në luks dhe komoditet.

24. Puno aq sa të mundesh në ringjalljen e zakoneve islame dhe shuarjen e zakoneve të huaja në të gjitha aspektet e jetës.

25. Gjithmonë respektoji porositë e Allahut, kujtoje dhe përgatitu për Ahiretin, dhe me përkushtim të madh  ec shkallëve të devotshmërisë drejtë arritjes së kënaqësisë së Allahut.

26. Ki kujdes për pastërtinë dhe tento që gjithë kohën të jesh me abdes.

27. Kryeje namazin me bukuri dhe ki kujdes ta kryesh në kohën e vete, ji i zellshëm dhe sipas mundësisë shko sa më shpesh në xhami për ta falur me xhemat.

28. Agjëroje muajin e Ramazanit dhe sipas mundësisë kryeje haxhin.

29. Rregullisht kërko falje dhe ruaju nga mëkatet e vogla, për të mëdhatë as që bëhet fjalë.

30. Lufto kundër nefsit ashtu që ta kesh nën kontroll, ji i vëmendshëm t’i kontrollosh ndjenjat e tua dhe luftoje me shpirt epshin.

31. Plotësisht shmangi gjërat që e trullojnë dhe dehin mendjen.

32. Qëndro larg shoqërisë së keqe dhe vendeve ku bëhen mëkate.

33. Qëndro larg nga të gjitha format e shpërdorimit dhe bollëkut.

34. Puno në përhapjen e Islamit në çdo vend dhe ji i dobishëm për të gjithë njerëzit që i takon.

“Këshilla të dobishme nga Hasan el-Benna”
Burimi: akos.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]