Dijetari që ishte në shërbim të skamnorëve

930

El-Lejs ibn Saad ishte nga dijetarët dhe njerëzit më të njohur të Egjiptit në kohën e tij. Përveç dijes ishte i njohur edhe si njeri shumë bujar. Çdo ditë ndante sadaka për 300 skamnorë. Bënte ëmbëlsira dhe në to fuste flori.

Gjithmonë ishte i gëzuar dhe i buzëqeshur, kishte një zemër të butë, i ushqente fëmijët me duart e tij dhe gjithmonë ishte në shërbim  të skamnorëve.  Nuk ndodhte që dikush ti kërkoj diçka e ai të mos i jap.

Të ardhurat vjetore të tij arrinin rreth 80 mijë dinar (monedha ari), ndërsa asnjëherë nuk arrinte të jap zeqat, sepse aq shumë ndante sadaka gjatë vitit sa nuk plotësonte nisabin e zeqatit.

Kur iu dogj shtëpia dijetari të kohës së tij Abdullah ibn Lahi’i ai i dërgoi një mijë dinar. Gjatë kryerjes së haxhit, imam Maliku i dërgoi një enë me hurma, ndërsa ai ia ktheu enën të mbushur me monedha ari.

Imam Shafiu r.h. ka thënë: El_Lejsi e njihte fik’hun më mirë se imam Maliku, vetëm se nxënësit e tij nuk e afirmuan medhhebin e tij.”  Mes tjerash, ishte një tregtar i njohur i mjaltit.

l-Lejs ibn Sa’d është i lindur në krahinë Qalyubia të Egjitptit në vitin 94 h. Ndërsa vdiq në vitin 175 h. Në moshën 81 vjeçare.

(Burimi: saff. ba)

Përktheu: Arsim Dauti

islampress