Jetëshkrim: Dr. Jusuf el-Karadavi

537

Nga: Myftinia Shkodër, 26 shtator 2022

Ngushëllim!“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”Me dorëzim të plotë para kaderit të All-llahut, më 26 shtator 2022, në Doha, Katar, ndërroi jetë dijetari i shquar islam dhe muxhtehidi i kohës, Hirësia e Tij, Shejkh Jusuf El-Karadavi.Ndarja nga jeta e këtij kolosi të shquar të dijeve islame dhe e një muxhtehidi të nivelit të tij, ka shkaktuar një dhimbje të madhe në mbarë botën islame, anëmbanë globit tonë.Me qindra mesazhe ngushëllimi nga krerët më të lartë të botës islame, shprehin ngushëllimet drejtuar YMETIT ISLAM, me rastin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme!Me këtë rast, Myftinia Shkodër dhe Myftiu i saj, Imam Muhamed B. Sytari, shprehin ngushëllimet më të thella për mbarë muslimanët e botës me rastin e largimit nga bota e përkohëshme e dijetarit dhe kolosit të shquar islam, Shejkh Jusuf El-Karadavi.“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Dr. Jusuf Al-Karadavi lindi në një nga fshatrat e Republikës Arabe të Egjiptit, fshati Safët Turab, Njësia Mahal’la El-Kubra, prefektura El-Garbije, një fshat i lashtë në të cilin u varros i fundit nga sahabët në Egjipt, Abdullah ibnul-Harith ibn Xhuz Ez-Zubejdi, siç e ka thënë El-Hafidh ibn Haxheri dhe të tjerët.

Shejkh El-Karadavi lindi, më 9 shtator 1926. Rreth moshës 10 vjeçare mësoi përmendësh Kur’anin Famëlartë dhe përsosi rregullat e leximit të tij (Texhvidit).
Mësimet fillore dhe të mesme i kreu në institutin e Ez’herit Sherif, duke qenë gjithmonë prej të parëve.
Pastaj, hyri në Fakultetin e Usulid-Din (Bazave të Fesë) në Universitetin e Ez’herit, nga ku u diplomua në vitin 1952-53, duke u renditur i pari ndër njëqind e tetëdhjetë studentët e atij viti.
Më pas, mori diplomë licencë për mësimdhënie nga Fakulteti i Gjuhës Arabe (në Ez’her) në vitin 1954, dhe u rendit i pari në mesin e 500 studentëve të diplomuar në tre fakultetet e Ez’herit Sherif.
Në vitin 1958 mori diplomë nga Instituti i Studimeve të Larta Arabe për Gjuhë dhe Letërsi.
Në vitin 1960, mbaroi studimet e larta, diplomë masteri në Departamentin e Shkencave Kur’anore dhe Sunetit nga Fakulteti i Usulid-Din.
Në vitin 1973, mori titullin Doktor (PhD) me rezultat Shkëlqyeshëm të Nivelin e Klasit të Parë, nga i njëjti Fakultet, me temën: “Zekati dhe ndikimi i tij në zgjidhjen e problemeve sociale”.
Postet e tij zyrtare:
Dr. El-Karadavi shërbeu për një periudhë si hatib dhe ligjërues në xhami të ndryshme, pastaj u bë përgjegjës i Institutit të Imamëve në varësi të Ministrisë së Vakëfeve, Egjipt.
Më pas ai u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Kulturës Islame në Ez’heri Sherif, për të qenë përgjegjës i botimeve të saj dhe nëpunës në Zyrën Teknike të Departamentit të Thirrjes (Davetit) dhe Udhëzimit.
Në vitin 1961, ai u emërua në shtetin e Katarit si dekan i Institutit të Mesëm Fetar, ku punoi për zhvillimin dhe vendosjen e tij mbi rregullat të forta, duke kombinuar mes të vjetrës së dobishme dhe të resë së saktë.
Në vitin 1973, themeloi fakultetet e Arsimit për Djem dhe Vajza, si bërthamë të Universitetit të Katarit, ku më pas u transferua atje për të themeluar dhe drejtuar Departamentin e Studimeve Islame.
Në vitin 1977, mori përsipër themelimin dhe dekanatin e Fakultetit të Sheriatit dhe Studimeve Islame në Universitetin e Katarit, dhe qëndroi dekan i tij deri në fund të vitit akademik 1989-1990, siç u bë edhe drejtuesi themelues i Qendrës Kërkimore të Sunetit dhe Historisë Profetike në Universitetin e Katarit.
U dërgua nga Shteti i Katarit për në Republikën simotër të Algjerisë, në vitin akademik 1990-1991 për të udhëhequr këshillat shkencorë të universiteteve dhe instituteve të larta islame në Algjeri, pastaj u kthye në punën e tij në Katar, si drejtor i Qendrës Kërkimore të Sunetit dhe Historisë Profetike.
Është nderuar me Çmimin e Bankës Islame për Zhvillim në Ekonominë Islame në vitin 1411 H.
Ka marrë Çmimin Ndërkombëtar ‘Mbret Fejsal’ në Studimet Islame në vitin 1413 H.
Ka marrë çmimin e Kërkuesit të Shquar Shkencor nga Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar Islam në Malajzi, në vitin 1996.
Gjithashtu, ka marrë çmimin ‘Sulltan Hasan El-Bulkije’ (Sulltan i Bruneit) në Fikhun (Jurisprudencën) Islame, në vitin 1997.
Botimet e tij:
Shejh Jusuf El-Karadavi, një nga figurat e shquara të Islamit në epokën e sotme në shkencë, mendim, thirrje dhe ixhtihad, në botën islame, në lindje dhe në perëndim të saj.
Nuk ka musliman bashkëkohor që nuk e ka takuar atë, duke lexuar një libër, një mesazh, një artikull, një fetva, apo duke dëgjuar një ligjëratë, hytbe, ders, histori apo përgjigjeje, në një xhami, universitet, qendër, radio, televizion, ose kasetë apo diçka tjetër.
Veprimtaria e tij në shërbim të Islamit nuk kufizohet në një aspekt, në një fushë të caktuar, apo me një ngjyresë të veçantë, por veprimtaria e tij ishte e gjerë, aspektet e saj qenë të shumëllojshme, dhe fushat e tij ishin të shumta, ku në secilën prej tyre la gjurmë të qarta, që tregojnë dhe i referohen atij.
Shejh Jusuf El-Karadavi ka shkruar qindra libra, mesazhe dhe shumë fetva, dhe ka regjistruar shumë episode me programe fetare, duke përfshirë dokumentarë dhe emisione të drejtpërdrejta.
Kjo është një listë e disa prej librave të tij:
1.Hallalli dhe Harami
2.Fetva bashkëkohore
3.Tejsir El-Fikh lil-muslim el-muasir
4.Tejsir fikhus-sijam
5.Fikhul-lehv vet-tervih
6.El-Ixhtihad fish-sheriati el-islamije
7.El-Med’hal li diraseti esh-sheriati el-islamijeti
8.Min fikh ed-devleti fil-Islam
9.El-Fetva bejnel-indibat vet-tesejjub
10.Fi fikh el-akl’lijat el-muslimeti
11.Fevaid el-bunuk hije er-riba el-haram
12.Duver ez-zekat fi ilaxh el-mushkilat el-iktisadijeti ve shurut nexhahiha
13.Kejfe neteamelu meal-Kur’an el-adhim
14.El-Hajat er-rebbanije vel-ilm
15.En-Nijetu vel-ihlas
16.El-Ihvan el-muslimun seb’une amen fid-daveti vet-terbijeti vel-xhihad
17.El-Vakt fi hajatil-muslim
18.Es-Sahvetu el-islamijetu ve humumul-vatan el-arabij vel-islamij
19.Uluvijat el-hareketi el-islamijeti fil-merhaleti el-kadimeti
20. Fikhuz-Zekat
Etj.