Secili ka të drejtë për një fillim të ri

515

Pavarësisht gabimeve dhe mëkateve që bën njeriu, secili ka të drejtë për një fillim të ri.

Një nga gjërat më të bukura që njeriu merr nga feja është shpresa. Shpresa për një të nesërme më të mirë, për një jetë më të bukur, për mëshirën e Zotit.

Është e vërtetë se njeriu mund të ketë stuhi të  ndryshme në jetë dhe nuk është lehtë të kapërcehen disa gjëra që i shkaktojnë dhimbje në shpirt, mirëpo , pikërisht, tejkalimi i këtyre stuhive sjell përvoja dhe njohuri të reja.

Pa errësirën nuk do ta njihnim dritën, pa pikëllimin nuk do ta shijonim gëzimin, ndërsa pa gabimet nuk do ta dinim veprimin e drejtë.

Në vend të dëshpërimit i cili është ushqim i djallit, të mbushim zemrat me shpresë të cilën na e porosit Zoti. (Ammar Basiq)

Përkthim: A . D. Islampress