Familja është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie

363

Familja është institucioni më i rëndësishëm i një shoqërie. Nëse gjërat funksionojnë si duhet aty, atëherë edhe shoqëria shkon drejtë zhvillimit dhe përparimit, ndërsa nëse aty kemi probleme, pasojë e kësaj do të jetë çrregullimi në shoqëri, sepse shumë individ të pakënaqur,  pa një edukim familjar bëhen gjeneratorë të çdo kaosi.

Gjitha problemet mentale që i kemi sot si njerëz të rritur, në fakt janë pasojë e ndonjë traume në fëmijëri. Mu për këtë Zoti i Madhërishëm na urdhëron të ruajmë veten dhe familjen  nga zjarri i xhehenemit, ndërsa profeti a.s. na mëson se të gjithë jemi barinj në shtëpitë tona – përgjegjësinë  më të  madhe e kemi këtu.

Në punë çdo kush mund të na zëvendësojë, por rolin tonë në shtëpi askush nuk mund ta marr.

Në kohën e egoizmit, çnjerëzimit dhe materializmit, të mundohemi që në shtëpitë tona të bëjmë oazën e rehatisë dhe lumturisë për ne dhe për ata që i kemi në përgjegjësinë tonë (Ammar Basiç)

Përshtati: Arsim Dauti