A jemi ne, me të vërtetë, mjaft mirënjohës ndaj Allahut …

488

Një njeri i devotshëm, sipas Vehbit, i kishte bërë ibadet Allahut të Madhërishëm 50 vjet. Pastaj Allahu i shpalli atij se ia kishte falur mëkatet.

Mirëpo, ky thotë: O Zot, si po m’i fal mua mëkatet, kur unë as që kam bërë mëkate?!

Atëherë Allahu i Plotfuqishëm i bëri që një artere në qafë t’i rrahë më shpejt! Për këtë arsye ky nuk mundi as të flejë as të bëjë ibadet, dhe më në fund e kaploi frika.

Kur i erdhi meleku, i tha: Shumë më ka munduar rrahja e kësaj arterieje!

Ndërsa meleku ia ktheu: Zoti yt po thotë: Ibadeti yt 50 vjeçar është i barabartë me qetësimin e asaj arterieje!

Çka mendoni, të dashur miq:

Nëse për secilën begati e falënderojmë Allahun – që edhe është esenca e ekzistimit tonë në këtë botë – sa kohë do të na mbetej për zili, kryelartësi, thashetheme, shkarravitje të panevojshme dhe komente të kota në rrjetet sociale ??? !!! /Dr. Shefik Kurdić/

Përkthim: Miftar Ajdini