Koha, mirësia më e madhe që kemi

362

Një nga gjërat më të rëndësishme që kemi është koha. Mirësi për të cilën shumica nga ne bëhemi të vetëdijshëm vetëm atëherë kur kalon dhe ik. Njerëzit e suksesshëm e dinë se sa i vlefshëm është ky resurs. Njerëzit e pasuksesshëm këtë nuk e kuptojnë dhe nuk e vlerësojnë kohën e tyre, andaj edhe nuk  e ndjejnë kur ua humbin tjerëve.

 Të kemi kujdes për kohën, veten, për prioritetet dhe njerëzit tonë. Të mos kesh kohë për ata që çdo gjë u duket bajat në jetë dhe nuk na vlerësojnë sa duhet,  nuk është arrogancë por respekt ndaj vlerave dhe moraleve tona.

Koha është si shpata, nëse nuk e pret ti atë, te pret ajo ty ishte porosia e Muhamedit a.s.

Shenjë e kënaqësisë së Zotit me njeriun është atëherë kur kohën e mbush me vepra të mira.

Përshtati: Arsim Dauti