Kurani është Fjala e Allahut të Madhërishëm nëpërmjet së Cilës besimtari do të duhej të rregulloj jetën në këtë botë por edhe në Botën tjetër.
Një nga suret që është e mbushur me mesazhe dhe mësime të mëdha për jetën, është sureja El – Kehf e cila lexohet edhe ditën e xhuma nga besimtarët musliman.
Të ndalemi tek ajeti 82 i kësaj sure: “E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!”
Në këtë ajet shpjegohet njëra nga fshehtësitë e Hidrit që i tregoi Musait a.s. në udhëtimin e tyre të përbashkët.
Mesazhi i ajetit është i qartë: Allahu i Madhërishëm është Ai që kujdeset për fëmijët e besimtarëve dhe pasurinë e tyre dhe nuk e harron mirësin e atij që bën mirë. Secila vepër e mirë do të marr shpërblimin e saj.
Ndonjëherë në jetë mundohemi shumë duke kërkuar siguri, luftojmë të mbijetojmë, por forca jonë ka kufij dhe patjetër të vijmë në një situatë ku vetëm Allahu xh.sh. na ndihmon. Nuk ka dyshim, Allahu do të na ndihmojë, andaj bëhuni të durueshëm . Zoti i Madhërishëm kujdeset për fëmijët tanë…
Përshtati: Arsim Dauti Islampress