Bangladesh, shirat mosun vështirësojnë jetën e muslimanëve të Arakanit

638

Shirat mosun që janë efektive në Bangladesh kanë prekur mbi 16 mijë muslimanë të Arakanit që jetojnë në kampet Cox’s Bazar që ndodhen në jug të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Grupi Koordinues Ndërsektorial (ISCG), që përfshin Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Programin Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), thuhet se 4.852 familje janë prekur nga përmbytjet që shirat mosun kanë shkaktuar që nga fundjava.

Si pasojë e shirave mosun në Cox’s Bazar janë dëmtuar pjesërisht 427 strehimore ndërsa 66 janë dëmtuar plotësisht.

Theksohet se 16.190 muslimanë të Arakanit që banojnë në kampe janë prekur nga fatkeqësi natyrore dhe aksidente për shkak të shirave mosun ndërsa janë zhvendosur 14.801 persona nga 4.543 familje si pasojë e stuhisë dhe përmbytjeve të përjetuara në rajon.

– Humbën jetën dy fëmijë nga Bangladeshi

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në rajonin Teknaf të Cox’s Bazar, dy fëmijë nga Bangladeshi kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur. Për shkak të shirave intensivë që vazhdojnë në rajon janë evakuuar 4.000 familje në Kamp-26.

Manuel Pereira, Zëvendës Shefi i Misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit për Bangladeshin tha se që reshjet e shiut dhe era janë kërcënuese për jetën.

Ai vuri në dukje se ekipet po punojnë përgjatë 24 orëve.

Organizatat e lidhura me OKB-në, Qeveria e Bangladeshit dhe organizatat joqeveritare po ndihmojnë muslimanët e Arakanit të prekur nga shirat mosun.