Ligjërimi i shajtanit përpara banorëve të xhehennemit

1056

Kur çështja e ndarjes së xhennetlive prej xhehennemilive të jetë përfunduar dhe kur fatet e njerëzve të jenë caktuar, atëherë do të ngritet Iblisi, kryedjalli, dhe do të mbajë një fjalim përpara xhehennemlive, të cilëve ai vetë do t’ju prijë për rrugën e dënimit, ferrit, e do t’ju thotë:

„Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna: “Me të vërtetë, Perëndia u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar. Por, unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, përpos që ju kam thirrur, e ju më jeni përgjegjur. Prandaj, mos më qortoni, por qortonie veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj, e as ju nuk jeni shpëtimtari im. Unë, tani mohoj atë që ju më parë më patët bërë shok (me Perëndinë)”. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.“ (Ibrahim, 22).

Përkthimi i ajetit kur’anor sipas Hasan Nahit.

Përgatiti: Islampress.ch