Metoda hitleriane

866

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Hitleri u befasua kur kuptoi që tre oficerë e kanë tradhtuar dhe nuk i kanë kryer urdhërat e tij.

Vendosi t’i ndëshkojë në një mënyrë të çuditshme. Çdonjërin prej tyre e vendosi në qeli të veçantë, dhe lëshoi muzikë të zëshme klasike. Pastaj mbi kokat e tyre vendosën gypa nga të cilat uji pikonte ngadalë.

Oficerëve u është thënë se nga gypat rrjedhë gaz i helmuar nga i cili do të vdesin brenda gjashtë orëve.

Katër orë më vonë dy oficerë u gjetën të vdekur, ndërsa i treti pësoi ndryshime të mëdha psikologjike. Natyrisht, ishte një mashtrim, apo luftë psikologjike që e shkaktoi vdekjen e tyre!

Vetë ideja e gazit vdekjeprurës shkaktoi që trupat e tyre të sekretojnë hormone të cilat ndikojnë negativisht në zemrën dhe organet e tjera trupore.

Kjo është ajo që sot bëjnë mediet me ne. Me lloj-lloj informacione bëjnë që shoqëria të jetë viktimë e ideve dhe bindjeve personale. Mendimet tona thjesht na vrasin ne dhe shoqërinë tonë. Do t’i theksojmë vetëm disa ide:

  • Civilizimi perëndimor është shembull për të gjitha shoqëritë;
  • Terroristët islamik janë rreziku më i madhë për njerëzinë;
  • Prodhimet e huaja janë shumë më cilësor se prodhimet tona;
  • Ne nuk mund të bëjmë asgjë…

Me pranimin e këtyre ideve ne bëhemi rob të paragjykimeve personale dhe krijues të pengesave që nuk fitojmë vetëm për shkak se nuk tentojmë. Në këtë mënyrë ne e kufizojmë dhe vrasim veten dhe shoqërinë në të cilën jetojmë.

Burimi: Akos
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]