Një hadith pejgamberik që tregon realitetin e sotëm

918

Abdullah b. Mesudi (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë:

– Do të vijë koha kur njerëzit do ta lexojnë Kuranin dhe do të angazhohen në ibadet, por do të shoqërohen me novatorë dhe do të bëjnë shirk aty ku nuk shpresojnë. Ata do të marrin pagesë për leximin dhe punën e tyre, dhe fenë do ta shesin për përfitime të kësaj bote. Këta janë pasuesit e Dexhalit të verbër!

Unë i thashë: – O i Dërguari i Allahut, si do të ndodh kjo, kur në mesin e tyre do të jetë Kurani?!

Ai tha: – Kuranin do ta interpretojnë siç u përshtatet atyre, ashtu siç kanë bërë hebrenjtë dhe të krishterët – duke i shtrembëruar kuptimet e Tevratit, andaj Allahu ua kundërshtoi zemrat e tyre në mes veti dhe i mallkoi me gjuhën e Davudit dhe Isait birit të Merjemes, për arsye se ishin mëkatarë dhe i tejkaluan kufijtë!’

(Dhemmul-Kelami ve Ehlihi, Herevi, No. 66)

Përktheu: Miftar Ajdini