Tre mësime nga xhuzi i 12

856
  • Edhe pse Allahu i Madhërishëm mund të krijoj sipas parimit Kun Fe Jekun – bëhu dhe bëhet”, në xhuzin e 12 Allahu thotë se tokën dhe qiejt i krijoi në gjashtë ditë – faza. Allahu xh.sh. i cili krijon në mënyrë të përsosur dhe që nuk ka nevojë për pushim vendosi të krijoj nëpërmjet këtyre fazave. Mësimi që na jepet neve në jetën e përditshme është se nuk duhet të mundohemi që projektet t’i përfundojmë menjëherë sepse në rastin tonë njerëzorë kjo mund të jetë katastrofike. Andaj 615-544-4055 , duhet të veprojmë me mençuri me projektet e rëndësishme, sidomos ato publike,  për realizimin e së cilëve duhet planifikim  dhe realizim cilësorë.
  • Secili njeri sipas Islamit duhet të kujdeset për pasardhësit e tij që t’i udhëzoj në Rrugën e Drejtë, por ai nuk është kontrollues i zemrave të tyre. Andaj, besimtari i mirë nuk duhet ta shkatërroj jetën e tij nëse fëmijët nuk janë në Rrugën e Drejtë, e ai kishte bërë gjithçka që ishte në mundësitë e tij që t’i udhëzoj nga e mira. Në suren Hud na jepet shembulli i Nuhut a.s. djali i të cilit devijoi. Gjithashtu djali i Ademit a.s. ishte ai që bëri vrasjen e parë në këtë botë. Nëse ata u sprovuan si pejgamber,  nuk duhet të habitemi nëse edhe neve sprovohemi me këtë sprovë.
  • Në suren Hud gjendet themeli i dialogut ndërfetarë tek muslimanët. Ashtu siç ne shpresojmë se jemi të udhëzuar – pra,  shpresojmë sepse çdo ditë gjatë leximit të Fatihasë lutemi që të na udhëzoj – kështu Allahu i Madhërishëm ka mundur  të bëj që gjithë njerëzit të jenë ithtarë të një feje. Në ajetin 118 zoti na e sqaron urtësinë e tij. “sikur të dëshironte zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete).”

Preporod.com

Përktheu: A. D. islampress