Z E K A T I – Kushti i tretë i fesë islame

6209

Zekati është një prej pesë shtyllave mbi të cilat është ngritur Islami. Ai është ibadet – adhurim – që i kushtohet Allahut të lartëmadhëruar, dhe njëkohësisht është institucion mjaft i rëndësishëm dhe i dobishëm për myslimanët.
Përmes kryerjes së këtij obligimi, myslimani e pastron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe pasurinë që ia ka dhuruar dhe mundësuar Allahu i gjithmëshirshëm.

Në Kur’an zekati përmendet në mbi shtatëdhjetë vende, kurse bashkë me namazin përmendet në 32 vende.
Allahu në Kur’an thotë: = Faleni namazin dhe jepeni zekatin =
Pastaj i drejtohet Muhamedit a.s. duke i thënë: = Merr prej pasurisë së tyre ( zekatin ), që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh begatinë … = Et-teube, 103 .

Zekati është: Dhënia e një sasie të caktuar të pasurisë që merret prej të pasurve që u dedikohet atyre që kanë nevojë.
Zekati është e drejtë – hak – për të varfrit, sepse nëse të gjithë myslimanët e botës e japin zekatin, atëherë nuk do të mbetet asnjë fukara në botën islame. Derisa gjenden të varfër, përgjegjës janë të pasurit që nuk e japin zukatin.

QËLLIMI DHE ARSYA E DHËNIES SË ZEKATIT
1- Sprovë për besimtarin që supozon se e do Zotin, sprovim me anë të pasurisë së tij.
2- Largimi i cilësisë së koprracisë nga besimtari, cilësi e urrejtur nga Zoti.
3- Falënderim Zotit për begatinë e pasurisë.
4. Eliminimi i varfësrisë në shoqërinë muslimane etj.
5. Ngritja e shoqërisë, në të gjitha lamitë e jetës, përmes pasurisë së turbuar nga zekati etj.

NISABI – PASURIA PREJ NGA FILLON TË LLOGARITET ZEKATI
Sasia e pasurisë që duhet të japë besimtari zekatin matet me anë të arit ose argjendit.
Nëse pasuria e myslimanit arrin sasinë e zekatit 91 gram ari, atëherë myslimani prej këtu obligohet të japë zekatin.
91 gram ari në muajin maj 2020 është baraz me 4520 euro.
Prej kësaj sasie duhet të jepet zekati.

Psh. Nëse sot një mysliman ka para që me to mund të blejë 91 gram ari të pastër 24 karat,
( sepse me më pak karat është i përzier me metal, e metalet tjera nuk duhet të llogariten, por vetëm ari ) atëherë ai e shënon datën e ditës së sotme me kalendarin islamik dhe për një vit – 345 ditë – nuk jep asgjë, por me ato para ai punon. Edhe pse mund të shtohet dhe të pakësohet brenda vitit, sipas Ebu Hanifes.

Kurse medimet tjera të medhhebit Hanefi, thonë se nëse pakësohet brenda vitit, atëherë del prej sistemit të Zekatit dhe e pret që përësri të bën sasinë e e vlerës së 91 gram arit, dhe në krye të vitit e e jep zekatin.
Në të njëjtën datë të vitit tjetër ai e shikon sasinë e pasurisë së tij; Nëse paratë e tij janë në vlerë të 91 gram ari ose më tepër, atëherë ai jep 2.5 % nga paratë e tij. E nëse janë më pak se vlera e 91 gr. arit, atëherë ai nuk jep asgjë por pret që të arrijë përsëri vlerën e pasurisë 91 gram e më tepër ari, dhe fillon llogaritje të re.

KUJT DUHET TI JEPET ZEKATI
Allahu i Madhërishëm ka përcaktuar në Kur’an se kujt duhet t’i jepet zekati, dhe ata janë:
1- Të varfërit që nuk kanë asgjë.
2- Të ngratët, ata të cilët kanë pak por nuk ju mjafton.
3- Për punonjësit që e tubojnë zekatin.
4- Për ata të cilëve duhet përfituar zemrat për të hyrë në islam.
5- Për lirimin e robërve – skllevërve -. 6- Për ata që kanë shumë borxhe.
7- Në rrugën e Allahut ( në të mirë të islamit dhe myslimanëve ).
8- Për atë që ka mbetur në rrugë pa mjete materiale.

ZEKATI PËR TË MBJELLAT BUJQËSORE
Zekati jepet edhe për bereqetet e mbjella. Allahu në Kur’an thotë: = … Dhe jepni pjesën e obligueshme ( zekatin ) ditën e korrjes së tyre =. Kur’an, El-en’amë, 141 .
Allahu i lartëmadhëruar, edhe për kulturat bujqësore, pra, për bereqetet e të mbjellave ka caktuar zekat. Pronari është i obliguar që me rastin e korrje- shirjeve ta japë zekatin për ato bereqete që i ka mbjellë, siç janë: gruri, misri, elbi, thekra, tërshëra, patatet e të ngjashme.

Nisabi i prodhimeve bujqësore fillon prej 653 kg. Kurse sipas një mendimi tjetër fillon prej 1092 kg. Myslimani mund të zgjedh se prej cilës donë të llogarit sasinë e zekatit.
Nëse ujiten me anë të dorës së njeriut, për to jep 5 % , e nëse nuk ujiten por i mjafton shiu etj. atëherë jep 10 %, e nëse edhe ujiten edhe i bie shiu, atëherë për to jep 7.5 %.

ZEKATI PËR KAFSHËT
Feja islame ka precizuar dhënien e zekatit edhe për kafshët që ka pronari: Lopë, buallica, dele, dhi etj.
Për kafshët e sipërpërmendura nisabi dhe sasia e zekatit është si më poshtë:
Për dele: prej 40 – 119 dele ose dhi duhet dhënë 1 në vit. Prej 120 – 200 jepen 2 dele. Prej 200-300 tri dhe kështu shtohet nga një në çdo njëqind.
Për lopë: Prej 30 – 39 lopë ose buallica duhet dhënë një lopë ose buallicë dyvjetëshe. Prej 40 – 59 një lopë trivjetëshe.
Prej 60 – 69 dy lopë dyvjetëshe. Prej 70 – 79 jepen dy; 1 dyvjetëshe dhe një trivjetëshe. Prej 80 – 89 dy lopë trrevjetëshe.
90 – 99 jepen tri lopë dyvjetëshe. 100 – 109 jepen tri lopë: 2 dyvjetëshe dhe një trevjetëshe.

ZEKATI PËR MALLRA TREGTIE
Edhe për këtë lloj të pasurisë jepet zekat. Allahu në Kur’an urdhëron duke thënë: = O besimtarë, jepni nga të mirat që keni fituar dhe nga ajo që u dhamë prej tokës =. El-bakare, 267.
Çdo lloj malli që personi e dedikon për tregti ( shitblerje ), me qëllim fitimi, si, kafshë, mjete teknike, rroba të ndryshme, artikuj ushqimorë, drithëra, pemë, perime, ndërtesa etj. , detyrohet ta japë zekatin, natyrisht, në qoftë se i tërë ai mall vlen më shumë se vlera e 90 gr. ari. Te ky lloj malli duhet llogaritur që sasinë e konsideruar e ka në dispozicion një vit, prandaj edhe vlerësimi i tij bëhet në fund të vitit.
Poseduesi ka mundësi që zekatin e mallit të tillë ta japë nga i njëjti mall ose edhe kundërvlerën e tij në të holla, gjithnjë duke llogaritur 2.5 në çdo njëqind ( 2.5 % ).

ZEKATI PËR ARIN QË E BARTË GJ. FEMËRORE
Rreth kësaj çështje ka komente dhe mendime te ndryshme.
Sipas medhhebit Hanefij, Ari i gruas nëse e arrin sasinë e caktuar, duhet të jepet zekat.
Sipas Tre medhhebeve tjera; Nëse ari i gruas është për stoli, nuk jepet zekat.

Sipas disa mendimeve tjera: Për arin e gjinisë femërore që e bartin për stoli, mjafton të jepet zekati vetëm një herë në jetë.
Edhe te ari i gj. femërore duhet të matet me ari të pastërt / 22 apo 24 karat /, duke patur parasysh se ari i gj. femërore është shumica 14 apo 18 karat, pra i përzier me metale.
Për shembul: 90 gram ari i pastërt , barazon me 153 gram ari i 14 karat, sepse ky është i përzier me metale të tjera.

Nëse një grua vendos që arin e saj tash e tutje mos ta përdorë, por t’ia len fëmijëve ose ta len që të shërbehen prej tij sipas nevojës, atëherë ai ari kalon në pasuri dhe hyn menjëherë në llogari të zekatit.

ZEKATI DHE BORXHET

Nëse personi  ka borxhe dhe ato borxhe mund ti merr kur të do ai, atëherë edhe për ato borxhe duhet dhënë Zekatin. E nëse nuk i ka në dispozicion atë para dhe nuk pret që sigurtë mund ti merr ato, atëherë nuk jep zekat për to deri sa ti ketë në dorën e tij.

A MUNDET BORXHI TË LLOGARITET ZEKAT

Nëse i ke dhënë dikujt borxh dhe nuk  pret që huamarrësi ta kthen borxhin a lejohet që atë borxh t’ia llogaortësh në vend të zekatit.

Pjesa më e madhe e mendimeve të dijetarëve kompetent janë se borxhi i dhënë nuk mund të llogaritet zekat,, kurse një pjesë e tyre e kanë lejuar që borxhin e dhënë huamarrësit mund t’ia llogaritësh zekat nëse ai ende është i varfër dhe i takon zekati.

TATIMET SHETËRORE A E MBULOJNË ZEKATIN

Tatimet shtetërore nuk e mbulojnë zekatin, sepse zekati është obligim me rregullat e veçanta islame, që ato rregulla nuk i kanë tatimet shtetërore.

Andaj pavarësisht llojeve të tatimeve të ndryshme, zekati duket të jepet patjetër.

A OBLIGOHET EDHE ZEKATI TE JEPET KAZA
Sikur namazi ashtu edhe zekati duhet te jepe Kaza.
Nëse një besimtar nuk e ka dhënë zekatin një kohë të caktuar,, ai e bën afërsisht llogarine e viteve të kaluara dhe e jep për të gjitha ato vite.
E nëse është penduar që nuk e ka dhënë zekatin, don ta jep kaza por tash nuk ka pasuri: Pendohet te Zoti dhe e pret që nëse bën pasuri ta e jep.

DËNIMI I MOSDHËNIES SË ZEKATIT
Dënimi i mosdhënies së zekatit është i madh te Zoti.
Sipas ajeteve të Kuranit, pasuria e mosdhënies së zekatit do ti bëhet zjarr atij që nuk e jep dhe Zoti do ta dënon shumë ashpër.
Kurse në këtë botë: Hadithet kërcënojnë me varfëri dhe mungesë të bereqeteve nëse një popull nuk e jep zekatin.
Pastaj mosdhënia e zekatit është pasuri e të varfërit, e nëse një besimtar e han hakun e të varfërit, ai do të dënohet shumë ashpër.
Pasuria e mosdhënies së zektit mbetet pasuri haram te ai person apo te ajo familje, gjë që ndikon negativisht në jetën e tyre dhe në moralin e tyre.

Allahu e di më së miri

Mr. Ragmi Destani