Hixhra – ngjarje e madhe në historinë islame

1407

Të mërkurën mbrëma InshaAllah është nata e Vitit të Ri hixhri, viti 1442, dhe ky është një rast i mirë që ta përkujtojmë Hixhrën, e cila është një nga ngjarjet  shumë të rëndësishme në historinë Islame, ngjarje e cila paraqet edhe fillimin e llogaritjes së kalendarit hënor.

Hixhra na Mekka në Medine (Jethrib), në vitin 622 ishte një detyrë dhe një provim i rëndë për as’habët dhe të Muhammedin salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe për dallim nga Hixhra për në Abisini, ishte e detyrueshme për çdo muslimanë, meqë në Medine duhej formuar bashkësia, e cila do të mund t’i mbrojë interesat e muslimanëve.

Hixhra ndodhi me caktimin dhe lejen e Allahut xhel-le sha’nuhu. As’habët së bashku me të Dërguarin e Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ishin të detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e veta, vendlindjen dhe ta lënë pas vetes gjithë pasurinë, me qëllim të fitimit të lirisë rreth së cilës flet ajeti i 100 kur’anor, në kaptinën En-Nisa:

“Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”

وَمَنْ يُهَاجِرْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ يَجِدْ فِي الْأَرْضِ مُرَاغَمًا كَثِيرًا وَسَعَةً وَمَنْ يَخْرُجْ مِنْ بَيْتِهِ مُهَاجِرًا إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ يُدْرِكْهُ الْمَوْتُ فَقَدْ وَقَعَ أَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا

Takimet e të Dërguarit të Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem në Akabe me muslimanët e Medines ishin përgatitje për Hixhrën. Në takimin e tretë, në qershor të vitit 622, kur muslimanët e Medinës i japin ‘betimin e madh’ Muhammedit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, morën pjesë 73 burra dhe dy gra. Gjatë atij rasti muslimanët e Jethribit u përbetuan në:  

1) Bindje dhe nënshtrim për të bërë mirë. 2) Furnizim dhe lehtësim në vështirësi. 3) Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes. 4) Të bësh mirë në emër të All-llahut , Xhel-le sha’nuhu, dhe të mos kesh frikë nga qortimet e kundërshtarëve. 5) Ndihma e Profetit, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe mbrojtje siç e mbrojnë veten, gratë dhe fëmijët e tyre.

Pas këtij përbetimi, Iblisi i mallkuar i nxit mushrikët për kapjen e të Dërguarit, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe të as’habëve. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lemi i urdhëron muslimanët e pranishëm që të shpërndahen, ndërsa ato treguan gatishmërinë që t’i luftojnë mekkasit, gjë që i Dërguari salAllahu ‘alejhi ue sel-lem refuzon, sepse nuk ka leje nga Allahu xhel-le sha’nuhu.

Pas takimit të tretë në Akabe, i Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i urdhëron as’habët që të bëjnë hixhret për në Medine, dhe afërsisht dy muaj më vonë, mushrikët e Mekkes mbajnë Kuvendin, në të cilin debatojnë rreth dhënies së goditjes përfundimtare, të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Në këtë Kuvend merr pjesë edhe Iblisi në formën e një plaku nga Nexhdi. Aty pranohet  propozimi i Ebu Xhehlit të cilin e përkrah Iblisi i mallkuar: që nga çdo fis të zgjidhet i riu më i fortë, t’u jepen shpata të mprehta dhe të gjithë së bashku ta vrasën të Muhammedin salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ashtu që të evitohej hakmarrja e Benu Abdu-l-menafit, sepse përndryshe domethënë luftë kundër të gjithë mekkasve. U soll vendimi dhe menjëherë nisën përgatitjet..

Mandej vjen Xhibrili, i cili me lejen e Allahut e informon të Dërguarin salAllahu ‘alejhi ue sel-lem rreth komplotit të mushrikëve dhe lejes që i Dërguari salAllahu ‘alejhi ue sel-lem ta lëshojë Mekken. Xhibrili ia caktoi Hixhrën dhe ia tërhoqi vëmendjen që atë natë të mos flejë në shtratin e tij.

I Dërguari salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, në këtë mënyrë u jep leksion as’habëve dhe ummetit që janë përgjegjës dhe Hixhrën mund ta kryejnë ndër të fundit, dhe jo të parët, sepse ata paraqesin emanet në supet e tyre, për të cilën gjë do të japin llogari ditën e Gjykimit.

I Dërguari i Allahut, salAllahu ‘alejhi ue sel-lem në shtratin e tij e vendos Aliun radijAllahu anhu, i cili i mashtroi mushrikët, por me qëllim që mekkasve t’ua kthejë të hollat dhe gjërat me vlerë që mekkasit ia kishin lënë t’i ruajë i Dërguari salAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nga ky detaj i Hixhretit merret leksion se emaneti duhet t’u kthehet atyre që u takon.

Sapo ra muzgu, mushrikët e ri e rrethuan shtëpinë, me qëllim që në mesnatë ta vrasën Muhammedin salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, rreth së cilës na flet ajeti 30 i sures El-Enfal:

وَ إِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَ يَمْكُرُونَ وَ يَمْكُرُ اللهُ وَ اللهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

“Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.”

Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem e lëshoi Mekken në natën e 27 të muajit Sefer (12 Shtator 622). Në shtratin e tij mbetet Aliu radijAllahu anhu, ndërsa i Dërguari del nga shtëpia pa e vënë re mushrikët. Edhe ky paraqet një leksion për ummetin, që të afërmit tonë duhet të sakrifikojnë së bashku me ne.

Mandej i Dërguari i Allahut salAllahu ‘alejhi ue sel-lem e vazhdon rrugën për në Jethrib me Ebu Bekër es-Siddikun, radijAllahu anhu. Mekkasit organizojnë ndjekjen që me falënderimin e Allahut dështon. Rrugës për në Medine, i përcjellë udhëzuesi me përvojë Abdullah Ibën Urejke el-Lejsi. Në vendin e quajtur Kuba, i Dërguari salAllahu ‘alejhi ue sel-lem së bashku me Ebu Bekrin radijAllahu anhu, arrijnë më 8 Rebbiu-l Evvvel (23 Shtator 622). Muslimanët iu gëzuan tepër arritjes së të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, i cili në rrugën e Hixhretit kaloi njëmbëdhjetë ditë. Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem gjatë kalimit në Kuba, e ndërtoi një mesxhid dhe rrugës për në Medine aty e falë namazin e parë të xhumasë, ndërsa pas arritjes në Medine e ndërton xhaminë.

Në Medinë, ensarët (ndihmësit) në mënyrë vëllazërore i pranojnë muhaxhirët dhe me ta ndajnë edhe të mirën edhe të keqen dhe ndajnë me ta pasurinë e bëhen vëllezër.

Hixhra e ndërroi rrjedhën e historisë njerëzore. Në Medine, vend caktimin e hixhrës, forcohet da’wa dhe themelohet qeverisja islame. Aty vihen themelet e shtetit të madh Islam i cili i liron njerëzit nga robëria njerëzve, në robërim vetëm Allahut, Xhel-le sha’nuhu, Zotit të botëve.

Në vitin e tetë Hixhri, Muhammedi salAllahu ‘alejhi ue sel-lem së bashku me muslimanët kthehet në vendlindje, Mekke dhe kështu përfundon Hixhreti i të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Kthim në të cilin nuk kishte hakmarrje, që mbetet sunnet deri në Ditën e Gjykimit.

Kujtimi i Hixhrretit, duhet të jetë rast për Ummetin e të Dërguarit salAllahu ‘alejhi ue sel-lem, që ta llogaris veten, sepse kështu vepron çdo popull që merret me të ardhmen e vete, dhe nuk jeton nga e kaluara. Prandaj e thirri veten time dhe juve që ta rivlerësojmë gjendjen tonë, t’i rrisin veprat tona të mira dhe të japim mund maksimal për ruajtjen e vendbanimeve tona të liruara me gjak shehidësh.  

Vëllezër të dashur, meqë me Vitin e Ri hixhri hyjmë në muajin Muharrem, një nga muajt e shenjtë, ju porosis që të agjërojmë, në veçanti Jeumu-Ashuren dhe një ditë para ose pas.

O Zot! Ndihmoji vëllezërit tanë kudo qofshin, na ndihmo ta plotësojmë Hixhrën tonë dhe mos lejo që armiqtë dhe dyfytyrëshit ta përçajnë tokën tonë, fali prindërit dhe paraardhësit tanë të mirë, na udhëzo ne dhe fëmijët tanë dhe na bëjë të parët e ummetit dhe lumturinë e syve dhe zemrave tona, na falë mëkatet dhe na shpërble me Xhennet në shoqëri me të pejgamberët, të sinqertit, shehidët dhe njerëzit e mirë!

Autor: Nezim ef endi Halilović
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]