Pasimi i sunnetit zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e trurit!

1023

Në disa studime të fundit është zbuluar se personat me higjienë të parregullt orale kanë 91% më shumë gjasa të kenë probleme me sëmundjet e trurit (dementia, sëmundja e alzheimerit, përkeqësimi i qelizave nervore) se sa ata që mirëmbajnë higjienën e tyre orale.

Subhanallah, vërtetë Allahu është i Mëshirshëm. Asgjë s’ka ardhur në këtë fe, e të mos na e ketë lehtësuar jetën në Dynja e Ahiret.
Le të mendojmë për misvakun, jo pse nuk mund ta përdorim furçën e dhëmbëve. Edhe pse misvaku ka përbërje tjetër kimike dhe dobitë e tij janë veçanta, këtu bëhet fjalë për dobitë e vetë aktit të pastrimit të dhëmbëve, i cili zvogëlon rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të trurit.
Përderisa flasim për temën e shëndetësisë dhe Sheriatit, shkencëtarët paralajmërojnë për kancerin e gojës i cili gjithashtu paraqitet me higjienën e parregullt orale.
Sipas doktorit britanik, Philip Lewis, pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik, i cili rritet me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit.
Nga Ebu Hurejre r.a., transmetohet se i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, ka thënë: “Sikur mos të isha frikësuar se po e rëndoj umetin tim, do t’i kisha urdhëruar ta përdorin misvakun para çdo namazi.”
Nga Aisheja r.a., transmetohet se i Dërguari i Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, ka thënë: “(Me përdorimin) e misvakut pastrohet goja dhe arrihet kënaqësia e Allahut.”
Me të vërtetë Sheriati është udhëheqës në pikëpamjet mentale dhe shpirtërore për këtë botë dhe botën e ardhshme.

/islamgjakova/