Kur’ani më mësoi që të mos dëshpërohem

993

Kur’ani më mësoi që të mos dëshpërohem asnjëherë…Dëshpërimi dhe frika janë dy prej shkaseve kryesore që shkatërrojnë jetën e njeriut. Studimet shkencore thonë se pesimizmi është vrasësi i heshtur i cili shkatërron jetën e njeriut. Dëshpërimi dhe frika janë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve psikike apo çrregullimeve mendore.

Kur’ani Famëmadh më mësoi një rregull të rëndësishëm i cili më ndryshoi jetën! A e dini cili është? Si të arrijmë deri te ky ndryshim?

Allahu i Madhërishëm thotë: “Pa dyshim, miqtë e Allahut (evlijatë) nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillët janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën..” (Junus, 62-64).

Këto fjalë të mrekullueshme vërtetojnë se kushdo që beson me zemër dhe i frikësohet Zotit të tij, shpëton nga frika (për të ardhmen) dhe nga dëshpërimi (për të kaluarën) si dhe jeton në lumturi e begati.

O Zot, na bën prej atyre që nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar! Amin

Nga arabishtja:
E. Koshi