Austriakja Stefani erdhi për pushime në Turqi dhe kthye si muslimane

871

Stefani Anrain (18) me prejardhje nga Austria e cila jeton në Gjermani, gjatë vizitës që i bëri Turqisë pranoi Islamin dhe e zgjodhi emrin Elif,, njofton radio Sarajevo.

Anrain filloi të hulumtojë mbi Islamin e inspiruar nga mënyra e jetës së shoqes së saj muslimane, Melisa Akel. Pasi vizitoi  Stambollin gjithnjë e më shumë dëshironte të zgjedh këtë rrugë.

Anrain gjatë vizitës së shoqes së saj, Melisës në Konja, tha se dëshiron të pranojë Islamin. Më vonë ajo shkoi në muftininë e Aksehirit, ku u bë ceremonia e konvertimit.

“Familja ime nuk kundërshtoi. Gjyshja ime tha se është krenare për mua që kam pranuar Islamin. Të shkojë në xhami dhe të lutem, ndjejë një qetësi dhe rehati”, tha Anrain, e cila nuk mund t’i mbante lotët duke thënë dëshminë e pranimit të Islamit.

(Islampress)