Një mesazh i Pejgamberit a.s. për ata që udhëheqin me institucione dhe njerëz

1216

Pejgamberi i Zotit, Muhammedi a.s. në një rast ka thënë:

“Kujtdo që All-llahu Fuqiplotë i jep pushtet dhe mundësi për të administruar me çështjet e muslimanëve, dhe ai tregohet i painteresuar për ta, duke mos i plotësuar dëshirat, kërkesat dhe nevojat e tyre, edhe All-llahu ka për t’u larguar prej tij, duke mos ia plotësuar dëshirat, kërkesat dhe nevojat e tij.” (Ebu Davudi)

Ky hadith na tregon shumë qartë peshën e përgjegjësisë sa i përketë udhëheqësisë dhe administrimit të çështjeve të muslimanëve në veçanti, por edhe të gjithë njerëzve në përgjithësi.

Hadithi nuk flet vetëm për individë, por edhe për grup njerëzish që udhëheqin një institucion të caktuar.

Përgatiti: Mehas Alija