Dhjetëra akademikë, artistë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i kërkuan të martën presidentit të Francës Emmanuel Macron që të kundërshtojë ligjvënësin e të së djathtës ekstreme që sulmoi verbalisht një grua muslimane.
Sipas një letre të hapur të botuar në të përditshmen Le Monde, 90 persona, përfshirë aktorin Omar Sy dhe gazetarin Alain Gresh i bënë thirrje Macronit të dënojë Julien Odoul, i cili urdhëroi një grua muslimane të hiqte shaminë në një takim të fundit të këshillit rajonal.
Duke theksuar se ishte e papranueshme që njerëzit t’i nënshtrohen fyerjeve dhe racizmit për shkak të përkatësisë së tyre fetare, letra e thërret presidentin të marrë masa kundër aktit kontravers të ligjvënësit.
Për më tepër, thuhet se ekstremi i djathtë në Francë e ka shndërruar urrejtjen ndaj muslimanëve si një mjet propagandistik dhe nënvizoi se e djathta ashtu edhe e majta në vend nuk përmbahen nga diskriminimi ndaj grave muslimane me pretekstin e sekularizmit.
Sipas letrës, deklaratat e kaluara të ministrit të Arsimit Jean-Michel Blanquer mbi shaminë vërtetojnë se ka diskriminim nga figurat e nivelit të lartë të shtetit.
(AA)