Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin e të gjitha vendvotimeve.
Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë publikuar rezultatet e 2 mijë e 547 vendvotimeve apo 100 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve është Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve me 202 mijë e 968 vota apo 25.49 për qind.
E dyta renditet LDK-ja me 197 mijë e 702 vota apo 24.84 për qind, shkruan Reporteri.net.
E treta PDK-ja me 169 mijë e 211 vota apo 21.25 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka arritur që t’i mbledh vetëm 92 mijë e 149 vota apo 11.57 për qind.
Kurse koalicioni Nisma-AKR nuk ka arritur që të kaloj pragun pasi që ka mbledhur veç 39 mijë e 495 vota apo 4,96 për qind.
Kujtojmë se në këto numërime nuk hyjnë votat me kush, postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
(Blic)