Partia Ennehda fiton zgjedhjet në Tunizi

762

Partia islame Ennahda do të jetë partia me më shumë delegatë në përbërjen e re parlamentare në Tunizi. Edhe përkundër kësaj fitoreje, nga 217 ulëse në parlament, Ennahda ka arritur të fitojë vetëm 52 vende, thuhet në publikimin e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e kaluar, përcjell Hina.

Kësaj here, Ennahda ka fituar 17 vende më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, me ç’rast ishte e dyta me radhë, pas partisë shekullare.

Që prej revolucionit në Tunizi, të vitit 2011, Ennahda ka qenë pjesë e koalicioneve qeveritare atje.

(Islampress.ch)