Kujdes se kujt i transmetoni hadithet e Muhamedit a.s

1250

Abdullah ibn Mesudi r.a ka thënë: „Nëse disa njerëzve u transmeton ndonjë hadith të cilin ata nuk mund ta kuptojnë, atëherë me atë, mes tyre do të futësh fitnen dhe konfuzionin.“ (Muslimi).

Nisur nga kjo çdo person duhet të jetë i kujdesshëm në përcjelljen e fjalëve, sidomos në fjalët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Nëse këto ua përcjellim personave të cilët nuk mund t’i kuptojnë, mund të rezultojë me pasoja negative, dhe shpesh me mohimin e disa haditheve, me çka – me vetëdije apo pa vetëdije- i shtyjmë në mëkat të madh.

Andaj, çdo transmetues, sidomos i haditheve të Muhamedit a.s, duhet të ketë kujdes dhe të sillet si një mjek me përvojë, cili e di saktësisht sa është doza e nevojshme  e pacientit, e cila do t’i bëj dobi dhe nuk do ta dëmtoj.

Përse vallë, i Dërguari i Allahut veproi për një kohë 23 vjeçare?! Po, pikërisht për këtë, që t’ua sjell fenë në mënyrë graduale, që në fillim t’i edukoj dhe t’i përgatis për kuptimin e mesazhit të Zotit të cilin do të mund ta pranojnë dhe të ndryshojnë mënyrën e jetesës.

Së pari toka punohet dhe lëvrohet që aty të hidhet fara që do të jap fryte!

Unë sot po shoh disa përdorues të rrjeteve sociale dhe disa thirrës jo të arsimuar, të cilët pa ndonjë trajtim, mbjellin të gjitha hadithet ku mërijnë dhe për këtë po ngrenë gjithë atë pluhur! Ata, pa lopata dhe lëvrime kanë arritur deri tek korrja e fryteve!

Andaj jemi atje ku jemi:

Çdo kush ka filluar të komentojë dhe interpretoj Dijen që vjen nga Qielli. Ndërsa për këtë Dije na duhet përgatitje e madhe. Andaj ke kujdes kur interpreton Fenë e Allahut të Madhërishëm!!!

Autor: Shefik Kurdic

Përshtati: Arsim Dauti Islampress