Medreseja e femrave në Blackburn, shpallet shkolla e mesme më e mirë në Angli

955

Një medrese për vajza në Blackburn është votuar si shkolla e mesme më e mirë në Angli sipas matjeve të GCSE të kryera nga qeveria. Për këtë ka shkruar dhe Financial Times.

Fjala është “Tauheedul Islam Girls”, shkollë e cila është pjesë e Fondacionit Star Academies, me 120 studentë. Ajo u shpall me arritjen më të mirë studentore nga të gjitha shkollat ​​e mesme në Angli. Në një studim të quajtur Progresi 8, i cili mat më së shumti përparimin e shkollave të mesme, TIGHS fitoi vendin e parë me një rezultat 2.16 mbi mesataren, e ndjekur nga shkolla “Eden Boys” nga Birmingami me rezultatin 1.69, ndërsa “Eden Girls” në Coventry u rendit e treta me rezultatin 1.61.

Ky sukses i medresesë së vajzave në Blackburn, erdhi pas një sondazhi të kryer në 6274 shkolla të mesme.

Hamid Patel, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Star Academies, tha: “Kjo është një shkollë e veçantë, veçanërisht për shkak të etikës së punës dhe sensit të komunitetit të treguar nga mësuesit, stafi mbështetës dhe vajzave ë mrekullueshme që studiojnë atje. Ne jemi veçanërisht krenarë nga fakti që këto vajza janë me prejardhje më të varfër ose që janë keqtrajtuar në shkollë fillore dhe tani kanë përparuar kaq shumë”. /tesheshi.com/