Dashuria e Allahut ndaj jush

857
  • Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!
  • Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!
  • Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë mund të humbisni? Me siguri asgjë!
  • Por nëse e humbisni dashurinë e Allahut, çfarë ju mbetet? Me siguri asgjë.
  • Rezultatet, frytet dhe përparësitë që vijnë për shkak të dashurisë së Allahut janë të panumërta. Ndër ato është, nëse të do Allahu, Ai e mbjell dashurinë në zemrat e krijesave të tjera ndaj jush. Ndërsa kur të dashurojnë njerëzit, ai paraqet një thesar tepër i çmuar.  
  • Nëse ju do Allahu i Madhëruar, Ai ju jep urtësi. Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë: “…Cilitdo që i është dhënë urtësia, vërtet që i është dhënë një mirësi e madhe…” [El-Bekare, 269]
  • Allahu i Madhërishëm i dha urtësi besimtarit për shkak të këmbënguljes (durimit) në caktimin e Tij. E ajo paraqet një nga dobitë e dashurisë së Allahut.
  • Nëse Allahu të jep urtësi, të ka dhënë qetësi. Qetësia është gjendje e kënaqësisë, fatit, optimizmit, fuqisë dhe vetëbesimit. Kur ke qetësi, madje edhe nëse humb, sërish je i lumtur. Nëse e humb këtë qetësi, do të jesh i palumtur, madje edhe sikur t’i kesh të gjitha gjërat.
  • Njeriut mund t’i jepet shumë pasuri, shëndet, fuqi, inteligjencë, por pa urtësi. Në atë rast ai është i pakënaqur. Prandaj Allahu tha: “Allahu u jep shëndet, zgjuarsi, pasuri dhe bukuri shumë krijesave, por qetësinë absolute vetëm besimtarëve.”  
  • Nga shenjat e dashurisë së Allahut ndaj teje është që të jep kënaqësi. Të jesh i kënaqur me gjendjen, situatën, rrogën, familjen dhe fëmijët. Kënaqësia është shkak i fatit, ndërsa besimtari është gjithmonë i kënaqur.
  • Qetësia është një prej shkaqeve të kënaqësisë te njeriu. Ai është shkak i dashurisë së Allahut. Gjëja më e mirë për ju është të të dojë Allahu, Krijuesi i qiejve dhe tokës! Të të dojë Ai në duart e të Cilit është shëndeti, familja jote dhe fëmijët tuaj. Të të dojë Ai në duart e të Cilit është jeta, vdekja dhe furnizimi.

Burimi: Akos.ba (shkëputje nga ligjërata e Muhammed Ratib en-Nabulsit)
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]