Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

638

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto:

‘Allahu është zemëruar me ne!’

‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

‘Qabeja është e pikëlluar’, etj.

Metodologjia dhe qasja e shejtanit pikërisht ka të bëjë me nxitjen e dëshpërimit dhe humbjen e shpresës në mëshirën e Allahut.

Virusi Korona është përhapur në të gjithë globin, por ne e dimë, falë Allahut, mënyrën se si ta parandalojmë atë.

Po harrojmë se murtaja ishte përhapur gjatë kohës së hz. Omerit (r.a.), njërit nga sahabët më të nderuar dhe më të zgjedhur.

Po harrojmë se i Dërguari i Allahut (savs), ka qenë në izolim me ndjekësit e tij të paktë për tre vjet, dhe ishin të detyruar që gjatë izolimit të hanin gjethe për shkak të urisë ekstreme. Epo, a ka thënë ndonjëri prej tyre se ky izolim ishte shenjë e zemërimit të Allahut ndaj tyre?!

Në dëshpërim bien dhe e humbin shpresën në mëshirën e Allahut, vetëm jobesimtarët.

Ka mjaft dëshpërim, zhgënjim dhe pashpresë!

Sikur që Qabeja nuk është e pikëlluar, ashtu dhe e gjithë Toka nuk është e pikëlluar, por Allahu dëshiron t’i dëgjojë lutjet tona të sinqerta, Allahu dëshiron që ne të pendohemi, të bëjmë tevbe të sinqertë, të trokasim në derën e mëshirës së Tij, dhe tek Ai të kërkojmë strehim.

Derisa të jetë në këtë botë, besimtari do të sprovohet, siç thuhet në ajetin kuranor: “A menduan njerëzit të thonë: – Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” (el-Ankebut, 2)

Ndërsa, sa i përket vetë shejtanit, ai është, i cili ju bën të dorëzoheni, të dëshpëroheni dhe të mendoni për zemërimin e Allahut të Plotfuqishëm, i Cili ka përcaktuar mëshirën për veten e Tij, duke shpallur: “Dhe  mëshira Ime ka përfshirë secilin send..” (el-A’raf, 156)

Prandaj, gëzoni njerëzit, dhe mos i dëboni!

Lehtësoni, dhe mos vështirësoni!

Dhe bëhuni çelës i së mirës, dhe jo dry i së keqes!

Dr. Omer Abdul-Kafi;

Përkthim: Miftar Ajdini        

(Islampress)