Shkencat mjekësore janë edhe shkenca islame

1597

Në vitet e para të islamit ligjëratat për mjekësinë  ishin të përfaqësuara në mënyrë të barabartë me ligjëratat në xhami. Sikur xhamitë që ishin shkolla të shkencave të ndryshme, edhe spitalet nuk shërbenin vetëm për  shërimin e të sëmurëve, por ishin shkolla të larta ku mësoheshe mjekësia dhe degë të shkencave natyrore që ishin të lidhura me  mjekësinë. Këto spitale ishin te zbukuruara dhe të ndara  në reparte të veçanta për sëmundje të ndryshme, por ekzistonin edhe reparte të veçanta për ligjërata. Mjekët në përgjithësi ishin ekspert të fushave të caktuara, por kishte edhe mjek të përgjithshëm. Mes kuadrit mjekësorë kishte edhe gra që gëzonin autoritet të lartë. Aftësinë e mjekëve arabo – islam e  tregojnë më së miri veprat e mjekeve muslimanë të cilat edhe në perëndim janë konsideruar si vepra bazë në mjekësi.

……………………………………………

Transmetohet se në një rast i Dërguari i Allahut s.a.v.s i tha Aliut r.a: “O Ali! bëhu i mësues ose  mëso ose dëgjo, por mos u bën i katërti dhe të shkatërrohesh.” Aliu r.a. i tha: Çka është i katërti o i Dërguari i Allahut?” Ai i tha: Ai që nuk di, nuk mëson dhe nuk i pyet të diturit në çështjes e fesë dhe dunjasë. Një njeri i tillë është i shkatërruar.” Fjalët e fundit i Dërguari i Allahut i përsëriti tre herë.

Sa kanë vlerë njerëzit e dijshëm tek Allahu shihet në këtë ajet të Kuranit Fisnik:

” Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” (Muxhadele 11)

Kur e shohim se porosinë dhe urdhrin e fesë sonë të lartë për dijen dhe shkencën, atëherë na  bëhet më e qartë e kaluara e artë dhe dhënia botës gjeni të vërtetë në fushën e kulturës dhe civilizimit derisa islami ishte ideali dhe qëllimi kryesorë i jetës së tyre.

Ndërsa dallimi mes neve sot dhe atyre është aq i madh sa nuk mund ta përshkruajmë. Nëse ata në rrethana shumë më të vështira se ne arritën shumë lartë, pse vallë, ne nuk mund të ndërgjegjësohemi dhe përfundimisht të shkojmë rrugës së tyre në dije dhe shkencë dhe të meritojmë të quhemi pasues së tyre.

(Ligjëratë e mbajtur nga Rabija Kapidžić   nxënëse e vitit të katër në medresenë e vajzave në Sarajevë në vitin 1938. (El- Hidaje 1939-1940 nr. 3 fq 22-24). Islamskazajednica.ba

Përktheu: A. D. Islampress