Për t’i realizuar ëndrrat, duhet zgjuar, sakrifikuar dhe punuar shumë.

824

Kur ishte në vitin e parë në Fakultetin e mjekësisë, ishte kthyer në shtëpi pasi nëna e saj ishte sëmurë. E pati si dilemë të madhe, të qëndronte me nënën apo të kthehej në studime, ku duhej të udhëtonte më se 400 km., deri në Fakultet. Nëna i kishte thënë: Shko bijë, unë jam mirë. Dua të bëhesh mjeke dhe t’ju ndihmosh njerëzve.” Ajo ishte kthyer në Fakultet dhe pas pesë ditësh nëna e saj kishte ndërruar jetë.

Sot, pas 20 vjetësh, doktoresha Farzana Hussain qëndron në ballë të një ndërtese të mirënjohur në Londër, si një nga heroinat dhe mjeket më të mira të vendit, e cila në kohën e pandimisë ka ndihmuar dhe shëruar njerëzit pa asnjë hezitim.

Andaj, për t’i realizuar ëndrrat, duhet zgjuar, sakrifikuar dhe punuar shumë.