Shkenca na mëson se njeriu ka pesë shqisa me ndihmën e së cilave ndjenë, e njeh dhe mëson për botën e cila e rrethon. Për këto shqisa mësohet që nga shkolla fillore. Kurani i përmend këto shqisa dhe na paralajmëron se do të përgjigjemi për shikimin, dëgjimin, prekjen dhe shijimin tonë.
Përsosmëria e Kuranit mes tjerash shihet edhe në faktin se përmend një koncept të cilin sot pa dyshim mund ta quanim si shqisa e gjashtë. Në ajetin e 29 të sures Enfal Allahu i Madhërishëm na porosit: O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut , Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (Furkanin)), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe.(Enfal 29)
Çka është Furkani?
Furkan është një nga emrat e Kuranit. Nëse do të donim ta përkthenim këtë fjalë, mund të thonim se Furkan është ai që ndanë të vërtetën nga gënjeshtra , ai që dallon dritën nga errësira, të mirën nga e keqja.
Ajeti i përmendur më lartë na garanton furkanin, por me kusht nëse i nënshtrohemi Zotit dhe jemi të devotshëm. Me fjalë të tjera, besimtari i cili i nënshtrohet Zotit, nga Allahu ka një dhuratë të veçantë, shqisën e gjashtë, senzor special i cili quhet furkan. Kjo shqisa e gjashtë, respektivisht këto senzor e ndihmojnë besimtarin që gjithmonë dhe në çdo vend të dalloj të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e padobishmja, të drejtën nga gënjeshtra.
Senzorët për parking menjëherë të paralajmërojnë sa i afrohesh makinës tjetër, senzorët në qendrat tregtare të lajmërojnë në momentin që nisesh drejt daljes pa paguar artikujt. Për besimtarin në aspektin shpirtërorë këtë e bën furkani. Sa i afrohesh një gjëje të ndaluar, sa i tejkalon kufijtë dhe sa fillon të bësh një gjë që nuk duhet ta bësh, nëse i frikësohesh Allahut menjëherë do ta dish dhe do ta ndjesh se bësh gabim. Ky është furkani.
Shpesh diskutojmë për çështjet e gjynaheve dhe pyesim për shumë gjëra a është mëkat a jo. Nëse je besimtarë dhe nëse i frikësohesh Allahut furkani shumë qartë do të sinjalizoj se çka është gjynah. Këtë e vërteton edhe hadithi: mëkat është ajo që të shtyp gjoksin dhe që nuk do që njerëzit tjerë ta dinë.”
Andaj nuk ka nevojë të jesh ndonjë gjeni për të pasur shqisën e gjashtë. Mbështetu në Allahun, nënshtroju Atij dhe Ai do të jap Furkanin, dhe shumë qartë do të dallosh të mirën nga e keqja, shumë qartë do t’i lexosh mesazhet dhe porositë që na jepen nëpërmjet tërmeteve, vërshimeve, sëmundjeve të ndryshme dhe gjithçka tjetër që ndodh por nuk e kupton.
Përfundimisht, furkani më i mirë është Libri i Allahut – Kurani, ndërsa ne e dimë më së miri se sa shoqërohemi me të, Suret dhe ajetet e tij janë navigacioni më i mirë në këtë botë dhe vetëm ky navigacion do të mund të na dërgoj në adresën e saktë.
Preporod. com
Përktheu: Arsim Dauti (islampress)