Studenti ahmak…

736

“Takova një student, që do të regjistrohej në Fakultetin e Mjekësisë në Kajro, i veshur me gelabije (veshje tradicionale arabe shumë praktike për burrat, si një havër e gjerë, që veshet zakonisht në vendet e nxehta) dhe me një fes që i mbulonte kokën.E pyeta: Përse ky devijim (në veshje)?Tha: Nuk dua të përngjasohem me qafirët duke veshur kostumet e tyre!Ia ktheva: Përngjasimi i ndaluar konsiston në shpërbërjen e personalitetit dhe deklarimin e përkatësisë identitare dhe intelektuale ndaj dikujt tjetër jashtë nesh. Resulullahu (a.s) ka veshur xhyben romake me mëngë të ngushta dhe, kur desh të merrte abdes, i nxori krahët nga poshtë.Por, studenti ahmak refuzoi dhe u largua duke lënë studimet universitare..!?”

?

Mendimtari i shquar islam, Shejkh Muhammed El-Gazali, në librin e tij: “Brenga thirrësi”.

✏

Me përshtatje nga arabishtja: Muhamed