E keqja nuk mposhtet duke folur për të, por duke bërë vepra të mira…

685

Një nga sëmundjet më të rrezikshme është lënia pas dore e detyrimeve dhe humbja kohë me gjërat e parëndësishme. Kjo vlen për adhurimet (Ibadetin), raportet ndërnjerëzore, përdorimi i rrjeteve sociale – pra raporti i përgjithshëm ndaj jetës. Sa shumë janë ata që kanë përgjigje dhe zgjidhje për të gjitha çështjet e jetës, lojërat politike, dilemat historike, etj…  por kur shikon  jetën e tyre – nuk shihni asnjë kontribut  apo përpjekje të veçantë në profesionin e tyre.

E keqja nuk mposhtet duke folur për të, por duke bërë vepra të mira me të cilat gradualisht do ta mundim të keqen. Nuk ka nevojë që të korrigjojmë çdo gabim që shohim, por të mundohemi të jemi një pikë e mirësisë  në detin e  asaj që nuk bën.

Përktheu: A. D. Islampress