Turqi, ndërron jetë dijetari i shquar i hadithit, Muhammed Emin Saraç

761

Muhammed Emin Saraç, një nga dijetarët e shquar të Turqisë në fushën e hadithit, ka ndërruar jetë në një spital ku po trajtohej për shkak të komplikimeve të lidhura me moshën, njoftoi dje familja e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Prijësi i familjes sonë, hoxha i nderuar Emin Saraç, pak më parë u bashkua me mëshirën e Zotit. Allahu e bëftë prej banorëve të xhenetit”, njoftoi familja në një deklaratë.

I lindur në vitin 1929 në provincën Tokat, Saraç ka dhënë mësime të tefsirit, hadithit dhe fikhut për 65 vite në xhaminë historike Fatih në Stamboll dhe ka pasur qindra nxënës si nga Turqia, ashtu edhe nga jashtë.

Ndërkohë, pas lajmit për vdekjen e dijetarit, presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh ngushëllimi.

“Lus Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë hoxhën tonë Muhammed Emin Saraç, dijetarin shumë të vlefshëm të Islamit, për të cilin kemi dëshmuar se bëri përpjekje të mëdha në çdo fazë të jetës së tij për ta fituar kënaqësinë hyjnore”, shkroi presidenti turk në median sociale.