Gjatë sprovave njeriu ka dy mundësi- ose të përulet para Allahut duke u lutur dhe duke kërkuar falje; ose të zemërohet me caktimin duke konsideruar se nuk e meriton të sprovohet. Kush e zgjedh të parën do ta jap provimin, ndërsa kush zgjedh të dytën nuk e jep.
Në fund, përsëri do të ndodh ajo që ka caktuar Zoti, andaj është e rëndësishme të ruajmë zemrën dhe gjuhën nga ajo që Allahu nuk është i kënaqur.
Dunjaja do të tregoj fytyrën e vërtetë duke të përballur me sprova të ndryshme, ndërsa besimtari do të shfaq besimin e tij me durim gjatë këtyre sprovave.
Në Kuran përmendet “durimi i mirë”, ndërsa ai është durimi duke mos u zemëruar dhe duke mos u ankuar tek Allahu xh.sh., por duke lutur atë për ndihmë: “Halli im është: durim i mirë. Allahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju”. (Jusuf, 18)
(Islampress)